November 21, 2019

Xhesjon Zogu: Bab!

Xhesjon Zogu: Bab!
Bab…

Shiu i ftohtë bie rëndshëm mbi pllakën tënde të zezë bab
E un e shoh si një i mjeruem
Njerzit ecin, shkojn, vijn në rrugën pa mbarim bab
E un qëndroj përball teje si një i dashuruem

At’ mallëngjim që kam për ty bab
Duket sikur shiu e njomshton disi
Lulet celin thysnjaj mbi ty bab
E ti i shton kontrastet gjelbërimit me ngjyrën tënde zi

Aty tek ti kalojnë sekonta, minuta, orë bab
Un përsëri ndjehem i koklavitun
Dielli plot ngjyr gjen birucka të dal mes reve bab
Ah harrova…! Ti qëndron në tokë i ngulitun!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *