December 9, 2019

Tri dite e dy nete

Tri dite e dy nete

Tri dite e dy nete
Tri ditë dhe dy netë

Një autobiografi, që çdo autor tjetër, do ta publikonte pas vdekjes

Duket pak ekstreme, por është e vërtetë. Njohim shumë shkrimtarë që veprat e tyre më të guximshme autobiografike, janë kujdesur t’i publikohen pas vdekjes. Mark Twain është njëri prej tyre për shembull.
Situata bëhet ende më e habitshme kur ky libër shkruhet nga një vajzë e re në moshë, studente mjekësie, jo e panjohur për publikun.
Ajo është Hiljana Biba, ku nuk ka vonuar shumë pas publikimit të “Më quajnë Xhulia” dhe përjetimit të suksesit së mbi shtatëmbëdhjetë mijë lexime, për të nxjerr në treg këtë herë, një roman ku ajo tregon vështirësit që vitin e kaluar ka përjetuar.
Larg familjes, herë pas here në qendër të vëmendjes për romanin e lartpërmendur të publikuar online, që gjithashtu theu disa tabu, si ajo e shtatëzanisë së hershme, probleme familjare që gjithnjë i kanë kërkuar të mbaj një pozicion më të madh se mosha e saj, fillimi i universitetit të mjekësisç që kërkon një nagazhim të madh, dhe jo e favorizuar nga njerëzit me të cilën jeta e ka lidhur, Hiljana tregon luftën një vjeçare të deperesionit, ankthit, OCD dhe hipokondrisë.
“Depresioni është i njohur nga të gjithë, ankthi është ajo gërryerja në kraharor që ndjen kur të duket sikur anashkalon një shkallë kur je duke zbritur, ose kur bie nga një lartësi në gjumë, ajo ndjesi, por gjatë gjithë kohës, pa pushim. OCD janë skenare programuese në kokë, shumë vuajnë nga kjo adoleshentët, dhe pse nuk e dinë. Ndërsa hipokondria është shqetësimi ekstrem se diçka nuk shkon me shëndetin tënd. Ky i fundit është rraskapitës! Zakonisht një episod të tillë e kalojnë studentët e mjekësisë“
Kështu është shprehur Hiljana, për të sjellë te publiku një informacion të thjeshtuar, për ato që në libër, ka shkruar.
Një autobiografi e drejtpërdrejtë, që mua më kujtoi “Kamy-I Huaji” , i shkurtër, dinamik dhe një guidë e mirë mbijetese për këdo që zgjohet pa një buzëqeshje në mëngjes.
Vepra e saj, ende pa u publikuar, ka tërhequr vëmendjen dhe të disa gazetarëve të tjerë të huaj. Pak kohë para publikimit ajo ka treguar se në faqet e këtij romani, do të gjeni pjesëza nga përditshmëria e saj, do të kuptoni se sa e kollajtë është që një natë të të ndryshojë të gjithë rrjedhën e jetës. Se si problemet psikologjike minore, te pa trajtuara, mund të shndërrohen në devijime madhore.
“Familjet shqiptare janë të mbushura me probleme, disa të tjera nuk dinë të sillen me fëmijët në mënyrë të barabartë, dua të them të rrisin njëlloj një vajzë siç rrisin një djalë. Në disa të tjera ka mungesë të theksuar informacioni rreth shqetësimeve psikologjike. Njoh njerëz që ende nuk njohin dallimin midis psikiatrit dhe psikologut! Të mos jesh në rregull, është në rregull. Probleme kanë të gjithë, dhe nuk është turp t’i adresosh ato. Të flasësh për to. Shpresoj që ky libër t’i gjendet pranë adoleshentëve.”
Këto fjalë citon Hiljana për librin e saj. Të folurit për depresionin dhe devijime të tjera psikologjike, nuk duhet të jenë më një tabu !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *