January 26, 2020

Tirana ne nje tjeter dimension

Tirana ne nje tjeter dimension

Tirana ne syte e mi…
Mes tetori
Mengjes, heret
Rrezet e para po nxirrnin krye mbi Dajt, dielli i ketij tetori po ngroh dhe sot Tiranen. Po i jep shkelqimin, po i jep jete kesaj dite.
Rruget qe ne oret e mesdites jane te mbushura plot, tani qetesia i ka kapluar, makinat ja kane lene vendin njerezve qe vrapojne nen kaos.
Zhurmat e borive jane zevendesuar ne keto ore ne zhurmen e qete te ketij flladi ere vjeshtore.
Nje qetesi qe vesh zemrat, rruge qe japin shprese nen ‘rrugen’ e pafundme qe te ofrojne.
Nje udhetim ne rruget me kryesore te Tiranes se sotme te pershkruar me nje mjet transporti, dhe qe nen dritaret e tij shikon dhe arrin te shijojesh Tiranen vetem per vete.
Arrin te jetosh me Tiranen, dhe pse ti jeton ne Tirane, arrin ti zbulosh dhe ato me te fshehtat e asaj rruge. Nje Tirane ndryshe, ku njerezit jane ato qe e bejne kaosin, ku perplasjet dhe disa shikme te vjedhura fshehtas kane si deshmitare rrezet e para te diellit, ku ajo ere e lehte luan me to.
Nese do qe ne nje metropol si Tirana te jetosh qetesine e nje qyteze te vogel ‘kukullash’, thjesht dil dhe shijo momentin kur rrezet e para bejne dashuri me qiellin, kur rete vishen me ngjyra, kur flladi i eres luan me floket e tua, kur rruga eshte teresisht e jotja, kur ndjen qe per nje moment te vetem mund te jesh e zonja e saj, kur ndjen se si ky qyteti kaotik po te fal momente te kesaj qetesi dhe te nderthurur me muziken tende te preferuar qe vazhdon ne kufje.
Humb nen endrrat, nen shpresa qe te lindin kur njera prej atyre rrezeve perplaset me ty nepermjet xhamit, se si te ndjek pas ty, kur perplaset me pallatet e larta qe ka Tirana, kalon nen gjethet e pemeve dhe pas gjithe ketyre ajo te vjen dhe te gjen perseri ty. Ajo eshte perseri me ty, udhetare e rruges se sotme dhe shpresa e se nesermes. Ajo po ‘lufton’ per ty, ajo eshte me ty, me dhe ne endrrat e tua, ajo po i jep shpres shpreses tende dhe po ben endrrat te luajn ne imagjinaten tende.
He pra, zgjohu shife se si nje Tirane kaq kaotike qe ne syte e tu shihet si qyteti i zhurmes, si qyteti i kaosit, zgjohu dhe shife se si mund te jetosh dhe kete moment ne kete Tirane te zhurmeshme.
Ne ‘qytetin mbretereshe’ mund te arrish te shohesh permes zhurmes se borive te makinave, lokaleve qe bucasin nga muzika, nga ajo monotoni mbytese qe jetojme.
Thjeshte nje shetitje e vogel e qete ne oret e para te nje mengjesi ‘tironc’ te ecesh ne rruge qe per ty fshehin dicka qe ti ke len gjurmet e nje historie aty, dhe me ato momente historie te mund ta ndertosh historine atehere kur Tirana eshte komplet e jotja, ose pse jo, te jetosh nje histori qe te mbaje mbi historine e saj momentet qe Tirana ka qene ‘nen kembet’ e tua.
E di, qe nese ti arrin qe endrrat ti veshesh me shprese ashtu mund te arrishe qe dhe kete qytet ta besh te bukur per ty, ta besh te jete i joti, te jetoje nen imagjinaten tende, thjesht duhet qe ti te shikosh larg atyre ndertesave te larta, te vjetera, pemeve, rrugeve e shesheve qe ka Tirana, duhet thjesht te depertosh ne qelizat e nje qyteti qe jep dicka te ti larg asaj qe ti mer nga ai.
Po, duhe te shohesh larg, duhet te shohesh me imagjinate por duke prek realitetin, duhet te jesh ti shpirti krijues I jetes ne kete qytet, duhe te jesh ti krijuesi i krijuesve.
Nese cdokush nga ne arrin te shohe pakez larg monotonise se Tiranes, arrin dhe te perjetoje jeten e nje Tirane tjeter, nese ne arrim te dashurojme dhe ato pak gjera te vogla, por qe falin shume, nese mund te arrijme te dashurojme Tiranen ne cdo dimension te saj atehere Tirane e mengjesit do jete Tirane e cdo momenti.
Me thoni pak si mund te mos dashurohet Tirana kur ti sheh jeten tende te formuar ne kete qytet, kur dhe ne kaosin e nje dite te ngrakuar Tirana te fal momente qe mund te ndryshojne rrjedhen e jetes tende.
Nje mengjes kur dielli dashuron cdo qelize te ketij qyteti, nje mengjes qe i jep ngjyrat e lumturise eshte nje mengjes qe te mbush me shprese, dhe aty ku shpresa vesh shpirtin, shpirti lulezon i lumtur.
Dashuroni gjerat e vogela ato ‘ me pak te rendesishme’, por me besoni ato mbajn shpirtin peshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *