November 21, 2019

Të jesh vajzë

Të jesh vajzë

Shumë vajza dhe gra në një moment të jetës së tyre janë shprehur “sikur të isha djalë”, dhe rrallë herë është dëgjuar nga një djalë që të shprehte se do donte të ishte vajzë. Ndoshta duket e çuditshme se sa shume prioritet i jepet kësaj gjinie dhe se sa shumë punë i duhet një vajze të arrijë një pozitë të barabartë.

Nuk duhet të ketë feminist dhe maskilist, duhet të ketë barazi! Por barazia duket pak e vështirë për t’u arritur, kur që në momentin e lindjes vajza gëzon familjen, por djali gëzon gjithw fisin. Kur për djalin bëhen kaq shumë nderime ndërsa vajzën e lënë në heshtje. Sa mund të arrihet barzia kur i njëjti veprim për djalin është krenari, për vajzën është turp? Kur vajza duhet të rri e mbyllur në shtëpi dhe djali duhet të dali, kur në moshën 16 vjece vajza shihet si e rriur plotësisht dhe duhet të dalë nga familja dhe të martohet, ndërsa djali 30 vjeç është akoma në lirinë e tij sepse për të ka ende kohë.

Kur presim që ndryshimi të ndodhë të paktën te njerzit e mirë arsimuar shohim që pedagoget thirren zysha ndërsa pedagogët profesor, edhe pse ka pedagoge me titullin akademik profesor, nuk thirren profesore por zysha.

Të jesh djalë do të thotë të kesh prioritete. Do të thote të zësh poste drejtuese më të larta, do të thotë të shihesh si më i aftë dhe autoritarë, i zoti në atë që bënë etj.

Por ka diçka, të jesh vajzë do të thotë të punosh fort dhe mund t’ja dalësh. Mund të arrish shumë me forcat e tua sepse tw jesh vajzë në kohërat e sotme do të thotë të investosh tëk vetja për të qënë e pavaruar dhe për të arritur po aty ku arrin një djalë dhe ndoshta më shumw.

Të jesh vajzë do të thotë të bëhesh nënë një ditë dhe që ti je aq mrekulli sa mund të sjellësh një JETË në jetë.

Të jesh vajzë apo grua do të thotë dashuri, mirësi, ngohtësi, forcë, kurajo. Do të thotë shumë… Ashtu siç do të thotë edhe të jesh djalë.

Sepse në fund të fundit ne jemi njerëz dhe jemi të barabartë dhe vëtëm gjinia në aspektin biologjik na ndryshon, gjithçka tjetër që përfshinë ndarjen e roleve në shoqëri na përket ne. Pavarsisht të gjithave të jesh vajzë apo grua do të thotë ti tregosh botës se femra është bekim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *