January 26, 2020

Të jesh trend në kohët moderne

Të jesh trend në kohët moderne

Të jesh trend në kohët moderne
Të jesh trend në kohët moderne
Të jesh trend në kohët moderne do të thotë të jesh e bukur. Padyshim bukuria është standard trendi, pavarsisht sa ndërhyrje kirurgjikale në fizikun tënd të kushton, pavarsisht sa dhimbje përjeton dhe pavarsisht sa rehat ndihesh ti me veten duhet të jesh trend. Kjo nuk mjafton sepse ne duhet të fshihemi për të qenë trend. Duhet të përdorim aq make-up sa të zhdukim çdo problem tonin, çdo defekt sado i vogël të jetë. Duhet të shtojmë flokë dhe të vendosim qerpikë, sepse trendi i ka këto. Thonjtë duhet të jenë patjetër fallco dhe super të gjatë sepse tregon se je aristokrate mjaftueshëm sa për të mos bërë asnjë punë shtëpie. Telefonat duhet të jenë më të fundit sepse ato do të ekspozohen në tryezat e kafeneve gjatë takimeve me miqtë dhe fotot përpara pasqyrës do e tregojnë më shumë. Jo vetëm, veshjet duhet të jenë firmato. Nuk ka rëndësi origjinale apo të kopjuara, diku aty duhet të lexohet Guçi, Prada etj, sepse trendi i ka kusht. Trendi kërkon që të dukemi sa më interesant duhet të pijmë edhe ndonjë cigare edhe nëse nuk e konsumojmë. Oh po, makinat. Trendi kërkon makina nga ato më të mirat sepse do bëhen xhiro ku do hapen video live në rrjetet sociale, do u bëhet përshtypje vajzave duke ngritur volumin e muzikës shumë lart. Gjithashtu duhet të frekuentosh shumë kafenetë, baret dhe restorantet ku nuk duhet të harrosh foto se ku je dhe çfarë je duke bërë. Trend në kohët moderne përbën edhe fakti i të blerit libra, të bërit foto dhe të hedhurit të tyre në një cep pa i lexuar fare.
Trend i kohrave moderne do të thotë të shitesh për atë që nuk je, ti tregosh botës se çfarë ke dhe sa i lumtur je kur në fakt nuk ke asgjë dhe ndihesh shumë bosh kur jeta jote është vetëm rrjetet sociale dhe pa to ti nuk je asgjë ndoshta. E unë do pyesja, a është vërtet ky trendi që duam?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *