November 21, 2019

Romantizëm

Romantizëm

A të pëlqejnë zemrat? Arushat e pellushit? Mendon se kur dashuron bëhesh automatikisht romantik?

Ndoshta je më pak se ç’mendon ose më shumë se ç’kujton. Sepse romantizmi i vërtet është shumë ndryshe nga ç’ka mendojnë njerëzit.

Romantizmi lind si lëvizje shpirtërore, artistike, kulturore nga fundi 1700-ës deri 1800-ës, në Evropë. Solli një risi në literaturë, art dhe koncept.

Në atë periudhë sipas një enciklopedie termi “romantik” përdorej për të përcaktuar një stil jashtë së zakonshmës. Me kalimin e kohës romantizmi u zhvillua në shumë vende duke u rritur në një levizje më revolucionare. Njeriu, natyra e tij ishte në qëndër të vëmendjes. Vlera të reja si liria, ndergjegjësimi social dhe politik, vlerat kulturore të reja dhe rryma shpirtërore mistike lindën pikërisht gjatë asaj epoke e quajtur romantike. Romantizmi përfshin ndjenjë edhe racionalitet. Ekzaltimi i të qënit në jetë, çlirimi nga kode klasike la vendin krijimtarisë së lirë. Imagjinata me në fund mund të ishte e prekshme në të gjitha llojet e artit. Romantizmi ishte një “mënyrë të ndjerit”. Çdo vend, kulture e pëvetësoi ndryshe apo e adresoi kauzës se vet.

 

 

 

 

 

 

Një ndjeshmëri e formuar nga kërkimi shpirtëror dhe intelektual. Një diapazon të gjerë ndjenjash e njohurish. Një gërrmim të brëndshëm sublim dhe të dhunshëm.

E gjithë kjo e preku dhe mënyrën se si do të përshkruhej, ndihej, dashuria. Por jo veç atë, dashuria, miqësia, besimi, fisnikëria, fjala, ndjenjat, të gjitha vlerat njerëzore morën thellësi.

Prandaj eksziston, po, dashuria romantike, por mund ekzistojë edhe miqësia romantike, dhembja, gëzimi, arti romantik po aq sa dhe ushqimi romantik, ndoshta.

Mund ti sjellësh lule të dashurës, por mund të mos jesh romantik. Mund të jesh duke lënguar për të dashurin e largët por nuk je romantike. Lule, çokollata, postime në rrjete sociale të sheqerosura, puthje në mes të rrugës, pseudopoezi, këngë ” baby baby”, ky është  romantizmi komercial. Që të jesh romantik duhet më shumë se kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *