November 21, 2019

Pse denohet e bukura?!

Ajo s’dinte me cfare e bente ate te lumtur!E kish humbur fillin,e perhumbur tek ndez cigaren derisa thith pengjet e jetes ne filtren e saj!Vetmia kish mare formen e tymit,ndersa ajo e pi sa here ndien nevojen e  dikujt.S’dinte me c’eshte lumturia,sepse ka kohe pa u ndier e tille …Ka harruar tashme edhe shkronjat te cilet perbejne ate fjali te lakmuar!Teksa here e degjon diku,i duket si dicka e panjohur,sikur t’kete mare formen e nje njeriu qe dikur dashuronte,ndersa sot…Sot mbeti nje zhgenjim i ngulur thelle ne gjakun e saj,si nje helm  te nje gjarperi vdekjeprues!Ka frike tashme te afroje dike ne territorin mbjellur ferra qe e perdor si rrjete me tela,per te mbrojtur veten nga e “panjohura”!Pranon te rri ashtu zhytur ne vetmine e saj…Ndez cigaren sa here don te kujtoje dike…Ishte aq e bukur tek e shihje ulur,ndonese e perhumbur.Ne syte e saj fshihej shkelqim shprese,ne reflektimin e tyre.Ndonese ne dijeni per sensualitetin qe e karakterizon;ia kishin ngulitur ne mendje,se e bukura denohet!Tamam si doze e forte narkotike;pa shpetim,per rehabilitim,por vartese deri ne vdekje!Bahh!E bukura denohet?!Perse?!Pse ka respektin per veten?Nese ajo s’do donte veten e saj,ku jeni ju ta doni dhe ta respektoni ate?!Nese ajo s’do donte veten ,s’do kishte kurre fuqine te qendrronte ashtu e vetme.Ndryshe do t’ishte bere ashtu si ju,servila per pak meshire,barbona per pak lemoshe ose nje e rrugeve per pak vemendje!!!Jo,jo!Eshte mire ashtu e vetme duke dashur veten,se sa duke mos qene ajo ,per t’iu pelqyer te tjereve.Atehere me thuaj ;-“Perse denohet e bukura”?Kur zoti e krijoi ate ashtu si ju,me shpirt dhe gjak…!E bukura sipas jush duhet denuar,sepse vishet bukur;ka ecjen e nje krenareje,pa i interesuar shikimet perreth…!Dhe ju aq siperfaqesore e etiketuat ate si nje e ‘bukur mendjemadhe’!Ia krijuat biografine vetem me nje fjali.Ja pse eshte e denuar ajo,jo pse eshte e bukur…Por eshte e denuar qe jeton ne nje vend te tille ‘medioker te mallkuar’!Kjo eshte arsyeja pse ajo nuk din c’eshte lumturia!Ja pse ajo ndez cigaren,per t’mos u ndier vetem…!Dhe tashme i ka mbetur nje plan B;te braktise vendin e mallkuar qe t’mos e ndeze me ciagaren!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *