January 26, 2020

Prapaskenat e endrres se Etleves

Si eshte realiteti i endrres tende?

E shoh veten te denuar ne braktisje prej disa njerzeve,sepse nuk i pelqen endrra ime.Ne fisin tim akoma asnje prej tyre se kane blere librin tim,ku thuajse deri me tani me shume se 700 persona krejt te panjohur kane pasur kryezitetin te gerrmojne shpirtin tim duke e blere librin.Kjy eshte ai moment i jetes qe kuptova se nje njeri krejt i panjohur t’behet me teper se gjaku yt.Me sakt gjaku yt te mer per te mirqene.Ne syte e tyre mund te dukem si nje “ufo” sa te mohojne nga frika se do t’i ” infektosh”.A thua te ngjitet  nje ‘semundje’ e tille do ta beja me kenaqesi dhe t’mos qendrronin ne balten e injorances.Kam mare edhe telefonate nga njeriu im i afert nderkohe une e ngazelluar nga ana tjeter e telefonit me shprese se po me uron.Vetem kur e shoh veten te bombarduar a thua ia kam jeten borxh njeriu qe duhet t’vendosin qe une duhet te heq dore nga endrra ime?!Dhe krejt papritur e shoh veten prej kohesh pa folur me te.Ka pasur edhe me rende; se kur martohesh hiqet dore prej endrrave.A thua po varrosem dhe martesa eshte nje mort ku duhet t’vishesh tere jeten me te zeza?!Femra kur martohet nuk do te thote qe ate dite vdiq,ndaj endrra eshte per te gjallet cfare do lloj statusi te keshe.Ka pasur edhe nga ata qe :-“Ti s’ke te drejte te enderrosh,sepse jeton ne fshat dhe jo ne Tirane”.A thua endrra ime ka vendodhje?I bie qe une ne trup jetoj ne Shqiperi ndersa me shpirt dhe mendje ne Amerike.Mijera mendjesh per t’me bindur se une jam “gabim”.Dhe ne fund askush nuk ia doli te me binde. Sigurisht nuk jam aq e pathyeshme dhe ndertuar e çelikte e pranoj me lenduan me vrane!Mirpo Zoti e ka nje qellim qe me krijoi te tille dhe une jam nen udhezimin dhe urdherin e tij!Vetem kur t’me thote ai (Zoti) atehere do ndalem i gjunjezuar!

Kujt ia dedikon triumfin tend?

Vellait tim (Ervis Kupsi).Ai me mesoi te qendrroj nje artiste me modestine e nje amatori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *