December 9, 2019

Ne panairin e librit

Ne panairin e librit

Ne panairin e librit

Në panairin e librit
Një një ndër dhuratat më të bukura që mund t’i bëni vetes tuaj është të blini një libër. Ju automatikisht i dhuroni vetes mundësinë për tu futur në një botë tjetër, në botën e njeriut që ka krijuar këtë vepër. Këtë mundësi e gjeni fatmirësisht tek organizimi i përvitshëm i panairit të librit, ku shumë shtëpi botuese të renditura njëra pas tjetrës duke mbushur gjithë hapsirën e vendit, na ofrojnë një gamë të gjerë librash me tematika të ndryshme. Nuk ka rëndësi të jesh adhurues apo studiues për të rënë në dashuri me shumëllojshmërinë e madhe të librave. Sapo futesh, ndjehet aroma e mrekullueshme e faqeve të librave dhe njerëz pafud që vrapojnë të gjejnë librin që janë kuriozë të lexojnë. Është vendi i vetëm ku në një hapsirë aq të vogël mblidhen aq shumë libra me botë të magjishme dhe njerëz leximtarë me mendjet e tyre të ndritura. Pas stendave të librave qëndrojnë autorët për të dhënë edhe ndonjë shënim të personalizuar për admiruesit e veprave të tyre, të cilët të lumtur e vlersojnë më shumë veprën dhe autorin. Në këtë vit panairit të librit i shtohen edhe shumë libra të rinj, e mes tyre “Sot është ajo mbretëreshë” nga Etleva KUPSI, autores së shumë shkrimeve në revistën tonë. Një libër që padyshim nuk duhet humbur për të lexuar. Shumë artistë të rinj gjithashtu sjellin pjesë të vetes së tyre të përkthyera në vepra. Ndaj mos ngurroni, merrni kursimet tuaja dhe shpenzojini me dituri, blini libra për ti bërë vetes dhuratë në çdo aspekt emocional, shpirtëror dhe mendor. Një libri nuk i humbet kurrë vlera dhe kështu ju jo vetëm që pasuroni bibliotekën tuaj por mbi të gjitha pasuroni mendjen tuaj. Siç ka thënë edhe Charles William Eliot “Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm, ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësusit më të durueshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *