November 21, 2019

Ndalo për pak

Zgjohesh në mëngjes dhe bëhesh gati për të nisur një ditë të re, pavarsisht humorit me të cilin je zgjuar ti ndihesh i lodhur. Zhurëm dhe pluhur dhe njerëz që vrapojnë, njerëz që vrapojnë kudo. Njerëz që ankohen për çdo gjë, që harrojn të ndjejnë, që nuk e kan iden se çfarë po bëjnë, ku po shkojnë, se çfarë duan. Njerëz që harrojne të dhurojnë pak mirësi, pak dashuri, pak përkujdesje. Prindër që vrapojnë të lënë fëmijët e tyre nëpër shkolla, kopshte dhe çerdhe sepse punët e tyre të mëdha po i presin dhe harrojnë nevojat kryesore të fëmijëve që janë nevoja për dashuri dhe përkujdesje. Adoleshtenë që vrapojnë për diku ku dikush i dëgjon dhe kupton dhe shpesh herë nuk është shkolla. Kafene të mbushura plotë që në mëngjes, trafik, zhurma makinash, zëra njerzish, njerëz që vrapojnë për diku po nuk e dinë as vet se për ku. Të gjith vrapojnë për të kërkuar lumturinë, por kan harruar se ku mund ta gjejnë. Ti ndalon për një moment dhe sheh dikë në sy dhe i buzëqesh dhe kjo të bënë të ndihesh mirë, pastaj dikujt i uron një ditë të mbarë dhe merr një falenderim në kthim dhe kjo të bën të lumtur. Telefonon dikë të rëndësishëm për ty dhe i thua se sa vler ka ky person në jetën tënde, prindërit përshembull. Ti bën copëza gjërash të vogla që të bëjnë ty të ndihesh i lumtur pa qënë nevoja të vraposh. Merr kohën tënde dhe shijon ecjen e mengjesit për në shkollë, punë apo kudo, dhe shijo motin atë ditë sido që të jetë, shijo praninë e të tjerëve dhe shijo muzikën bezdisëse të radjos së lokalit para të cilit kalon, mos harro të shijosh natyrën, ajrin e freskët të mëngjesit që të bënë të ndihesh e gjallë, shijo momentin sikur të ishtë minuti jot i fundit. Ndoshat ai mund të jetë minuti juaj i fundit, asgjë nuk është e sigurt kështu që ndaloni së vrapuari, merrni frym thell dhe dhuroni dashuri për njerzit tuaj, mos harroni ti thoni se sa shumë i doni. Tregohuni të sjellshëm me të tjerët sepse kjo nuk ju kushton asgjë, ndërkoh kjo mund ti bëjë ditë më të bukur fal teje dikujt. Bëni cmendurira të bukura, kujtime dhe mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla. Thjesht ndonjëher ndaloni së vrapuari dhe shijoni momentin ku jeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *