December 9, 2019

Natën vonë

Natën vonë

Natën vonë
Natën vonë.

Ishte ende herët,
Askush nuk po flinte,
Dielli kishte kohë që kish’ rënë,
E gjumi nuk më zinte.

Dola në ballkon,
E vetme në ërresirë,
Me yjet lart mbi kokë
Që prisnin të shprehja nga një deshirë.

Ishte një natë e qetë,
Si një natë vere,
Por nje ere e lehtë
Flokët mi lëvizte…
Syte i mbylla
E në errësirën brenda vetës rashë,
Veç zhurmat e natës dëgjoja
E dyert, e mëndjes sime
Që i perplasja me forcë,
Humbisja në mendime
Udhëtoja shumë larg,
Në ato skutat e errëta plot dëshperime,
Derisa humba rrugën
E s’ po dija nga të kthehesha…
Hapa syte,
Qielli i mbushur plot yje
Që sytë mi ndriçuan,
Nga mankthi i mendjes më nxorrën,
Dhe disi më qetësuan.

Natën vonë,
E humbur në mëndime,
Mbi qiellin plot yje…

Anila MARKU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *