November 21, 2019

Muza e saj

“Muza” e saj ‘nderroi jete’ ne momentin qe u be i pa afte ta frymezoje ate…U shnderrua ne mashtrues arti;as lexuesit me te etur s’do ta pranonin me genjeshtren e bukur te fantazise se shfrenuar…I’u kalb mishi si pasoje e kripes se regjur(me qellim per t’ia shtuar shijen pasionit)!Imuniteti i tij ishte i dobet nga dashurite e medha;nuk e mbajti dot!…U dekompozua aq sa mbante ere te qelbur deshtimi!Edhe boja e ndiente dridhjen ne cdo shkronje qe kish’ mare aromen e tij.E ndiente pranine nga frymarrjet e ‘shtimit te jetes’;a thua e konsumoi te teren frymen ,e ndaj mbeti i ‘pa jete’!Ate nate,e dehur nga pikellimi i zhgarravinave e fjaleve te pa thena qe po plasnin ne mbredesi ,per te shperthyer!Pa vetedije u ngrit nxitimthi ,perpara se subkoshienca ta urdheronte e t’i bertiste-:”Ndal”!S’kishte me kohe as te priste henen e frymezuar,qe te zbrazej ai shpirt sakatosur ‘budall’!U cua nga vendi i ‘zbathur’ si zhveshjet e lakuriqeve te nates…Ne kerkim te rrobave te shpirtit qe i kish’ rrembyer “muza” me vete…I kushte gruposur dhe si per cudi,mermeri i varrit shenonte emrin e saj..!Me thonjte e shpetimit arriti te zhvarrose vetem eshtrat e shpirtit.Por ajo kerkonte “muzen”;’ku ndodhej’?!Ne ate cast fuqia e zerit t’saj jehoi, si ujku kur del hena e plote,duke thirrur :-“Kthehu muza ime,me ke vjedhur shpirtin”!!!E kuptoi se e vdekura aty paska qene vete ajo!Dhe s’ka c’i duhet shpirti pa rrobat qe i mban ‘muza’ me vete…Nje shpirt i zhveshur nuk eshte i denje per trupin e saj…!
Etleva Kupsi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *