December 9, 2019

Mos e dhuno femren!

Mos e dhuno femren

Ajo e priste ne oret e vona zgjuar,sepse ishte kushti i tij.Teksa ai lekundej kembet se mbanin,era e alkoolit ndihej qe ne hyrje te portes…Ajo ishte mesuar me zakonin e tij edhe pse kurre s’do donte ta pranonte fatin e saj te zi!I ishte bere si nje rrufepritese’ku ai shkarkonte te gjitha energjite e tij negative,zbraste nervat,pakenaqesite…E kam pare ate te terhiqej zvarre e tufa flokesh tek mbesin ne doren e tij! Ai qe dikur u dashurua me floket e saj!E kam pare ate me syte e nxire,buzen e care nga grushtet e tua,o shpirtkazem!Ti qe e mat burrerine tende me brishtesine e nje femre ,asaj te ciles duhet t’i ulesh ne gjunje e t’ia puthesh kembet!Ajo s’ka nje pjese te trupit pa shenja plage qe ia bere ti me duart e tua te felliqura!Me ato duar qe dikur e prekje me aq embelsi dhe per ironi te fatit nuk zgjati gjati ai iluzion i saj…Catet e lumtura me ty ishin si nje moment i kercitjeve te gishtave,aq nje fraksion sekondi.Ti ia fshive ne kujtese nga goditjet e tua me hekur ne koke!Ishte kushti yt qe ta inponoje per gjithcka,por ama vecse dashurine ndaj teje s’munde t’ia detyrosh o “pasha”.Keshtu e pandehje veten ti,se gjithcka rrotullohej rreth teje dhe e shnderrove ate ne nje skllave!Edhe me keq se aq,nuk e le as te lirohej nga kthetrrat e makabres tende…E ndryshe nga skllavja ajo s’kishte shprese!Kushedi se sa here e ke lene te fle jashte ne te ftohte dhe ajo i kish bere paraprite nates tjeter,duke fshehur nje badanije dhe mbulohej…Mbulohej,sepse i merdhihte shpirti!Bente ftohte ne shpirtin e saj!E kam pare ate t’i fikej cigarja ne trup e britmat e saj degjoheshin ne kupe te qiellit!Ashtu do digjesh dhe ti o mekatar i kesaj bote,por  besoj te t’pranojne as atje ne ferr!Ahhh! Sa duroi ajo…Si deshmitare e gjithe vuajtjes,dhimbjes se saj,nje dite e pyeta:-“Perse nuk ike”?!Me pa me ate shikim ku pertej syve depertonte heshtja e thelle,e me tha:-“Per femijet e mi”!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *