November 18, 2019

Mize

Mize

Në gjuhën e lashtë shqipe kemi fjalën: *Mi-zë me kuptimin e qartë i/e vogël, *mi ashtu si; mi, miu, (Geg. mini, nga ku kemi më tej fjalët, ‘minoren’, i mitur, e po aty në gegenisht: ‘Mic = i/e vogël; microk’ me zhvillime të tjera semantikle ‘mic-ro = i vogël’, mikrob, mikrofon etj).
Ajo që dua të ndalemi sot është fjala *mizkonjë; mis’konjë; mushkonjë, ku në mënyrë tepër të habitshme, studiuesit, albanologët në fjalë pranojnë që fjala “mizë” është një fjalë shqipe e pastër nga PAlb #mūs derivat i saj *mūja, ndërsa *Mizkonjë; *mishkonjë, sipas tyre është latine?

Por, mjafton të kujtojmë fjalën shqipe: “Piskonj -ë” plus fjalën *mizë dhe gjithçka del e qartë, sepse aty kemi një ‘mizë’ të vogël e cila #pickon, ushqehet mëkohet; #mëkonjë madje në mish/konjet = Mishkonjë > Mushkonjë.

Veç shpjegimeve të mësipërme duhet thënë se, është e vetmja gjuha shqipe, që njeh dhe zotëron prapashtesën ‘onjë’, tek shumë emërtime të saj si: Gabë, Gabonjë, Shkabë; Shkabonjë, Shqipe; Shqiponjë, Zot; Zonjë, Kolonë; Kolonjë, e po aty kemi: Mizë, miskë miskonjë: “Mushkonjë”. etj.

Ju faleminderit – duke ju uruar një fundjavë të këndshme për ju miq, për ju Shqipe ndër ande!

Nga Mili Butka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *