November 18, 2019

“Mëkoj” – Etimologji.

“Mëkoj” – Etimologji.
Parafjala e gjuhës shqipe *me ~ mê’ përdoret me një emër ose me një përemër në rasën kallëzore për të treguar: Praninë e dy a më shumë vetave a sendeve së bashku në një vend, qenien e tyre së bashku në një gjendje të caktuar ose pjesëmarrjen e tyre të përbashkët në një veprim.

Ndërkohë në gjuhën shqipe kjo parafjalë gjendet e barazvleshme me parafjalën e saj *në e cila përdoret me një emër në rasën kallëzore për të treguar: Vendin ku ndodhet dikush a diçka, ku bëhet një veprim. Në qendër (në mes, në anë). Në shtëpi (në shkollë, në rrugë, në fushë). Në qytet (në fshat, në malësi), etj.

Albanologët Gustav Meyer, Vladimir Orel, Mihӑescu, e të tjerë studiues aty siç shihen edhe në foto-shkrim, sjellin mjaftë saktë etimologjinë e fjalëve, *mëkeq, mëkëmb, mëkresë, mëshqerrë, mënjanë, etj. Pra vihet re qartë se kemi të bëjmë me fjalë shqipe plus parafjalën ‘Më’ – Po çfar ndodh më tej, shihet se në mesin e tyre kemi edhe fjalën *mëkoj’ e cila deklarohet me mundësi prej gjuhës latine,(medicᾱre) gjë e cila bije ndesh me krejt fjalët e kësaj serie shpjeguar po nga vet këta autorë.

Për këtë fillimisht i drejtohemi fjalorit të gjuhës shqipe mbi kuptimin e fjalës ‘mëkoj’ dhe aty thuhet:

MËKOJ kal.
1. Ushqej dikë që nuk mund të hajë vetë (një foshnjë, një të sëmurë etj.). Mëkoj fëmijën (të sëmurin). Mëkoj zogun. Mëkoj me lugë. Mëkoj me bukë (me qumësht).
2. I jap sisë foshnjës, ushqej me gji; Mëkoj foshnjën.

Kjo është fjala shqipe e cila sqaron mjaft mirë se ‘mëkoj’ do të thotë të ushqesh dikë tjetër që nuk mundet vet. Dhe uqshimi jepet nga goja apo jo ??

Pra kemi ‘gojë + më => mëgoj > mëkoj’, jap ushqimin e ushqej nëpërmjet gojës dikë tjetër.
Kalimi i ‘k = g’ – është specific, i njohur dhe i konfirmuar zyrtarisht, madje është ky edhe një element-gjuhësor e cila e përcakton gjuhën shqipe IE të grupit ‘satem” dhe jo ‘semite’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *