November 21, 2019

Më dëgjo kur nuk flas

Të jetuarit në një shoqëri që sa vjen edhe më shumë po zhvillohet, duket sikur çdokush i futet një lufte për mbijetes. Jeta është një luftë dhe është e padrejtë, kjo është fakt. Por duket sikur nga kjo luftë kto qenie të civilizura po transformohen, po humbasin vlerat e tyre humane. Më pak ndjenja të shfaqura, të mësuara, më pak përkujdesje, dhembshuri, empati dhe në fund askush nuk dëgjon askënd. Duket sikur të gjith bërtasin në heshtje për të kërkuar ndihmë, por askush nuk i dëgjon dhe askush nuk është aty.

Është trishtues fakti se ndonjëherë as prindërit nuk arrijnë të dëgjonjë thirrjen e heshtur të fëmijës së tyre. Fëmija juaj nuk është “qullash” sepse ai rri i heshtur, sepse ai nuk luan me shokët e tij, sepse ai nuk bën çfarë ju prisni. Ju thjesht nuk e degjoni atë, duke humbur aftësinë për të dëgjuar kështu thirrjet e tij të heshtura për ndihmë dhe duke humbur gjithashtu edhe aftësinë për të ndihmuar fëmijën tuaj. Fëmijë i cili mëson të mos dëgjojë dhe të mos kuptojn nevojat e të tjerëve, fëmijë që do të bëhet një i rritur i aftë për tja dal në një botë të tillë por jo i aftë të kuptojë veten. Një fëmijë që nëse është mjaftueshëm i fortë do ja dal ti tregoj prindërve të tij se tanimë është një i rritur i suksesshëm, ose një fëmijë që do të bëhet një i rritur kriminel dhe vrasës sepse vec kështu do mund të dëgjohet britma e tij e heshtur.

Njerëzit shpesh harrojnë të dëgjojnë dhe kuptojnë personin që kanë përball, ndodh që dy individ të jen duke u konfliktuar më zë të lart duke ndarë të njëjtin mendim por pa e dituar sepse ata nuk e degjojnë njeri tjetrin. Kur dikush është i mërzitur dhe paqëllim na drejtohet ne negativisht në shumicën e rasteve ne i kthehemi po ashtu, pa pyetur njëher veten dhe personin përball se përse është i shqetësuar. Të ulemi të gatshëm për të dëgjuar dhe të interesohemi se çfarë po ndodh dhe nësë ne mund të ndihmojmë. Ne harrojmë në fakt se askush nuk ka asgjë me ne, problemet cdokush i ka me veten.

Të gjithve na shqetëson diçka, sepse e tillë është jeta e larmishme me situata që na shkaktojnë emocione të ndryshme. Por le të ndryshojmë diçka, të dëgjojmë më shumë, gjithcka përreth nesh flet. Heshtja flet fjalët më të rënda ndonjëherë, heshtjen të cilën ne gjithmon e mbyzim me zhurma boshe. Dua ta mbyllë me shprehjen e Aldous Huxley që thotë “Më jepni prindër të mirë dhe do ju jap një botë më të mirë”. Dëgjojini fëmijët tuaj sepse nesër ata do jenë të rriturit që do na dëgjojnë ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *