November 21, 2019

Kur kalonte zonja mbi taka

Kur kalonte zonja mbi taka

Gjithçka duket se është e paplotë në këtë botë, se janë dy gjëra që plotësojnë njëra tjetrën dhe bëhen një. E mira ka të keqen, trishtimi ka lumturinë, jeta ka vdekjen e ndërsa zonja mbi taka, e prafumosur dhe me kokën përpjet duket se ka një lypsar anës rrugës të strukur, me kokën ulur dhe shpresat boshe.

Duket paradoksale kur ti sheh një skenë të tillë, kur dikush vrapon për të gjetur ushqim dhe dikush vrapon për ta tretur atë. Duket e habitshme kur zonja mbi taka nuk fal asnjë monedhë për atë që ka nevojë, por lë një shumë të madhe bakshishesh në restorantet e shtrenjta për të treguar pozitat e saj.

Zonja mbi taka, e parfumosur, me cantë hedhur krahëve ndonjnëherë fsheh shpirtin më bosh që ekziston dhe i ngelet vetëm ta mbush me material. E ndërsa ai lypsari në cep të rrugës ndoshta fsheh një shpirt të pasur dhe kjo kuptohet lehtësisht kur ai ndanë bukën e tij më një qen.

A nuk është e trishtueshme se sa e padrejt është jeta ndonjëher? Se sa ka dikush në dorë për të ndihmuar dikë por nuk e bën? Se ndonjëherë fshehur nën rrobat e grisuar dhe të vjetëruara fshihet një shpirt i pastër por njerëzit rrallë herë e vënë re, dhe e dini pse? Sepse të gjithë shohin me ëndje kur kalon zonja mbi taka. Se sa bukur është veshur ajo sot, sesa këpucë të bukura ka, canta e saj dhe padyshim parfumi që ngelet pas dhe përhapet ngado.

Njerëzit janë qënie komplekse dhe të çuditshme, as psikologjia nuk ka arritur ti studioj plotësisht. Pjesa më e çuditshme qëndron se zonja mbi taka shkon te psikologu për ti thënë se ndihet bosh dhe nuk ka asgjë dhe pse mund të ket shumë gjëra materiale por ajo nuk ndihet e lumtur. E ndërsa ai lypsari ndihet plotë dhe shumë i lumtur kur arrinë të sigurojë diçka për të ngrënë dhe akoma më i lumtur kur e ndanë ushqimin e tij me dikë tjetër. Kjo është jeta kur mendon se ke gjithçka ndoshta nuk ke asgje, e kur mendon se nuk ke asgjë ndoshta ke gjitçka.

E dashur zonja mbi taka! Hiqi këpucët e tua që të vrasin dhe fillo jetoje jetën zbathur, ule kokën për të parë çdo gjë rreth teje, bëjë dikë të lumtur qoftë edhe me shumë pak. Mos e blloko nuhatjen tënde me një parfum super të shtrenjt sepse kështu nuk mund të shijosh aromën e luleve rreth teje. E dashur zonja mbi taka! Hiqi takat dhe shikoje botën në një tjetër këndvështrim, padyshim do të bëjë më të lumtur dhe më të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *