January 26, 2020

Kontrastet e jetes nen nje dite

Kontrastet e jetes nen nje dite

Jeta po ecte ne rrjedhen e saj. Ditet e veres tani me po zbehnin rruget e tiranes. Njerez qe mundoheshin te strukeshin nen hijet e pemeve, e njerez qe vraponin ishte kjo tabloja e nje qyteti te madh por qe keto dite qetsia kishte kapluar kete qytet qe zhurma ishte bere tanime nje “qetesi” e perhershme.
Ne keto dite nje e papritur ndryshoi rrjedhen e ngjarjeve, nje jete u vyshk nen driten verbuese te diellit te fund korrikut.
Nje shpirt “vrau” shpirtrat e tjere, por me besoni jo me qellim, ai nuk donte kurre te “vriste” askend.
Ai nuk kishte ne dore asgje, ai nuk e donte nje fund te tille, ai nuk mund te mos shihte se si niperat dhe mbesat e tij qe tani me kishin hyre ne rrjedhen e kesaj jete “mizore” te ishin pjese e ciklit jetesor.
Ai sic cdokush tjeter e donte jeten.
Eh, kush nuk e do kete “drite” qe vret nga pak cdo dite, ama te gjithe e duan per ato pak momente lumturie por dhe te pafundeme qe ofron.
Ashtu sic cdo gje e bukur mbart ne vete dhe te shemtuaren keshtu eshte dhe kjo “drite”, por shume e lakmuar nga kushdo qe hyn ne rrjedhen e saj.
Ai iku i plotesuar ne cdo cikel te kesaj jete, ai kishte arritur shume ne kete jete, ai la pas zemra te coptuar me ikjen e tij te papritur, la sy me lot qe nuk do thahen kurre nga mungesa e tij, la shpirtra qe do vuajn gjithmone mungesen per syte, buzeqeshjen dhe per zerin e tij.
Ai nuk ishte si kushdo, ai ishte unik, ai ishte pjes shpirti ne shpirtrat qe kishin mar nga shpirti i tije.
Nese kushdo ndjen dhimbje zemre per nje zhgenjim ne jete, per nje zemer te thyer, per nje tradheti, me besoni qe nese nuk keni provuar se si nje jete e bukur plot shkelqim te fiket, se si shpirti vdes dhe te arrish qe nga ajo shtepi qe shkelqimin e merte vetem nga buzeqeshja, zeri dhe syt e tij, te nxjerresh ate dhe kur e di qe ai nuk do vi me aty, te arrish qe te mbledhesh komplet fuqine dhe forcen qe te ka mbet ne ato momente nga ai shpirt i copetuar dhe ta percjellesh per ne shtepine e tij te fundit, me besoni qe shprehja “me dhemb zemra” e mer komplet fuqine ne keto momente.
Te keputet shpirti kur nga kjo dynja po iken nje njeri qe i dha shume dhe i fali momente te paharruara kujdo qe e njifte, qe i fali momente te pafundme lumturie dhe krenarie atyre qe mbanin mbiemrin e tij, atyre qe moren nga shpirti i tij, atyre qe jetuan vitet me te bukura krah tij.
Ai iku, atje ku cdokush nga ne ka nje copes te tijen, ai iku te bashkohet me ate, pas 2 dekadash munges shpirti.
Ai nuk vdiq te pakten jo per ne qe nuk e “pranojme”, ai thjesht po flen ne gjumin e perjetshem ku kushdo do kaloj.
Ikja e tij zbehu ate shtepi, zemrat tona por jo gjurmet qe ai la ne jetet tona.
Morem shume nga ai kushdo nga ne mori nje copez lumturie nga ai njeri.
Me besoni nese doni te ndjeni lumturine e vertete, lumturin qe ju mbush zemrat, qe shpirti ndjen qetesine, ajo lumturi ndjehet nen momentet qe ti kalon me njerezit e shpirtit tend.
Asnje lumturi nuk krahasohet me lumturin qe mer shpirti ne momentet e nje mbremje ku tryeza eshte mbushur plot, nuk i referohem ushqimeve, por kur ne ate tryez jane ulur njerezit qe jane shpirti yt, ku ne ate tryeze te qeshurat “cajn” muret e shpise, kur perqafimet marin emrin dashuri, kur syte vishen me lumturi dhe kur kjo lumturi kerkon te bucase e t’i tregoje botes mbare qe zemra eshte e mbushur plot.
Ne keto caste ngrej syt nga qielli dhe ne pafundesine e tije per nje caste kerko bekimin e ATIJ qe ta mundesoje kete lumturi.
Ketu kuptone qe nje moment me dike qe fal boten te gjithen per ty, eshte shum larg nje momenti qe lind dhe vdes brenda asaj nate te erret.
Jeto per te krijuar momente qe do maresh dicka nga ato, do maresh lumturine qe jo cdokush ta jep, do maresh buzeqeshjet qe dalin nga zemrat e njerezve te tu te shpirtit, do maresh “jete” nga jeta e ketyre momenteve qe kalohen me ato qe kemi nderin ti quajme familje.
Kjo eshte jeta nje barazim i familjes me lumturin.
Nen shtratin e familjes dergjet dhe ndjenja e lumturise.
Ikja e tije ashtu sic vrau shume shpirtra, i beri ato te kuptonin se ca po humbisnin nga monotonia e rrjedhes se kesaj te “cmendure” qe quhet jete.

Nuk jam askush te jap keshillen qe cdokush e ka degjuar, por me besoni ai qe ka perjetuar ikjen e dikujt shume te dashur per te e din dhe me kupton shume mire kur them qe nje moment sado i vogel ose i shkurter kaluar me ato qe jane shpirti i shpirtit tend eshte nje moment jete.

One Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *