December 9, 2019

Kjo eshte here e fundit…

Rralle here ,ajo shkruan per gjerat e bukura…Ka ato momentet ku deshiron ta mbaje per vete lumturine;me frike se cdo shkronje do xhelozohej nga fuqia e dashurise per ty!Do kish’ zili qe pena mbi te deri me sot e ka shfrytezuar vec per dhimbjen…Te shkruaj per lumturine e mesoi nga ti’;serisht ka frike se cdo shkronje do t’merte formen e nje “vasheze” te bukur e do te dashurohej me ty!Ndihen ne konkurence me njera-tjetren,prandaj ajo s’guxon te shkruaj shpesh per lumturine.Valle a do t’ia ktheje reciproken “vashezes” qe ajo vete  i dha jete nga ‘ngjizja’ e dashurise tuaj…?!Ka frike se po!!!Pasi “vasheza” do kishte veshur rrobat me ngjyrat e shpirtit t’saj qe ajo i thuri me duart e veta…Duke u munduar t’behet nje kopje sic kishte enderruar prej kohesh,si shperblim i durimit te dhimbjes mbi shpine!…Prap se prap ai do ta ndiej qe nuk eshte ajo;i mungon aroma qe nuk eshte e njejte me te sajen…Po kur ta preke,ne perpjekje per t’i dhene finalen,a do ta ve re ftoftesine e “vashezes”?!A thua valle e prek ate kush tjeter  ,gjersa venat mpiksen nga adrenalina qe vec ajo di te fale…?!Ahh,moj vasheze!!!E fute ne mendime te thella,qendrro aty,si duruese e dhimbjes me mire…Eshte egoiste, e pranon,ngaqe e don vec per vete.Ndaj nuk gabon qe s’do te shkruaj me per lumturine;kjo eshte here e fundit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *