November 21, 2019

Kete Halloween

Kete Halloween

Këtë Halloween…
Mendova që këtë Halloween të maskohem si shpirti i dashurisë. Padyshim që nuk do të jem trend, ndoshta nuk do të kem bërë zgjedhjen më të bukur të mundshme, por e di që është zgjedhja më e frikshme për këtë festë. Njerzit do të më largohen, nuk do të më besojnë, ndoshta do të jenë kureshtarë për të më studiuar, por gjithsesi do të kenë frikë nga unë, njellojë si nga dshuria. Kështu funksionon apo jo? Ti duhet të maskohesh në mënyrën më të frikshme. Në fakt kjo festë besohet se është dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitet e mëparshme do të kthehen për të zënë vendin në trupin e një të gjalli. Ndaj edhe njerëzit maskohen me kostume të frikshme për ti trembur ata.
Gjërat kanë ndryshuar, shpirtrat e vdekur tashmë jetojnë në trupa të gjallë, sepse pjesa më e madhe e njerzve mendojnë se jetojnë por në fakt shpirti i tyre ka vdekur me kohë dhe e gjitha në emër të dashurisë. Janë të gjallë, marrin frymë, ushqehen dhe bëjnë çdo aktivitet tjetër jetësor, por nuk ndjejnë. Kanë harruar me kohë të ndjejnë dashuri. Në forma të ndryshme të gjithë të lënduar zgjedhin të dorëzohen këtë natë. Ndaj sonte kam vendosur t’ju tremb duke u maskuar si “shpirti i dashurisë”. Premtoj të mos ju lëndoj sepse nuk është ky qëllimi i festës, por do ju frikësoj për të përmbushur misionin e maskimit për Halloween.
Nëse ngjyrat e festës janë portokalli dhe e zeza të cilat simbolizojnë ardhjen e vjeshtës dhe vdekjen për të kujtuar që Halloween ka qenë dikur dita që ndante të gjallët nga të vdekurit, sot unë do maskohem nën ngjyrën e kuqe dhe të zezë. E kuqa do ju trembë sepse simbolizon pasion, dashuri, djallin dhe ferrin ndërsa e zeza vdekjen.
Në paradën e veshjeve të natës së sotme, nuk pres të fitoj si maskimi më i frikshëm në sy, pres të pranohem si ndjenja më e madhe në zemër. E nëse ja dal të arrij kaq, atëherë kam arritur të kuptoj se dashuria nuk ka vdekur akoma përderisa ndjehet, vlerësohet dhe prek zemrat e gjithsecilit.
Happy Halloween

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *