December 9, 2019

Ja cilat do të jenë trendet e veshjeve dimër 2019- 2020

Ja cilat do të jenë trendet e veshjeve dimër 2019- 2020

Ja cilat do të jenë trendet e veshjeve dimër 2019- 2020
Ja cilat do të jenë trendet e veshjeve dimër 2019- 2020
Veshjet janë gjithmonë prezantimi i parë që ne bëjmë me botën. Në një farë mënyre janë veshjet ato që u tregojnë të tjerëve disa nga karakteristikat tona. Kështu që markat e mëdha të modës kujdesen gjithmonë për të na prezantuar trendet më të fundit. Si çdo sezon tjetër ato kanë prezantuar edhe trendet më të fundit që do të shoqërojnë këtë dimër.
E zeza nuk del kurrë nga moda, kjo është e padiskutueshmë kur bëhet fjalë për fashion. Çdo veshje e zezë e mirë kombinuar me aksesorët e duhur do të jetë trend këtë sezon.
Ngjyrat neon do të jenë shoqëruesete e veshjeve të dimrit. E kuqe, jeshile, e verdhë, rozë dhe shumë ngjyra të tjera në nuancën e neonit kanë për të ndezur pamjen tuaj. Pritet që ky të jetë një dimër me shumë shkëlqim sipas marakave më të mëdha të veshjeve.
Veshjet oversize do të jenë gjithashtu shoqëruese të këtij sezoni. Të kombinuara dhe duke treguar kujdes sesi i përshtasni në trup, këto veshje padyshim që do ju bëjnë të ndiheni bukur dhe pse jo të fshihni ndonjë defekt të vogël në trup.
Veshjet me material lëkure ju bëjnë gjithmonë të dukeni shumë elegante, ndaj mos ngurroni ti përdorni as këtë sezon.
Xhupat “puffer” janë cilësuar nga marka e njohur Chanel si trendi që do të gjendet këtë dimër, ndoshta mendoni se janë shumë sportive por gaboheni.
Këtë dimër moda është shumë pranë vajzave të reja dhe më afër ngjyrave plotë jetë. Kijeni parasysh që moda shkon e vjen por stili mbetet.
Mos harroni eleganca nuk është të vihesh re, por të mbahesh mend. G.ARMANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *