November 21, 2019

Intercall Albania nje call center ndryshe

Intercall Albani  nje call center ndryshe

Intercall Albania

Nje dite shoqerova nje mikun tim per nje interviste pune ne nje nga “call center-at” e shumte te Tiranes.
Kisha degjuar per keto zyra te zhurmshme qe shesin gjithfare produktesh e sherbimesh me telefon.
Por, per habine time te madhe, sapo hyra ne zyre u gjenda para nje ambienti krejt ndryshe, u pritem me plot
perzemersi nga nje recepsioniste e cila me buzeqeshje rrezelluese na shpjegoi disa detaje mbi punen qe benin aty.
Ne tavolinen e saj krahas hijeshise vura re nje tufe me lule shumengjyreshe dhe nje shporte me karamele,
recepsionistja simpatike na ftoi te mernim nga nje dhe na luti te presim disa minuta sa te njoftonte “Intervistuesin”
Zume vend ne nje salle qe dukej si nje sallon pritjeje, gjithcka ne kete zyre dukej e menduar me se miri per te krijuar
nje ambient sa me te pershtatshem per pune.
Teksa prisnim vume re nje grup te rinjsh qe tymosnin cigare dhe qeshnin si te ishin ne kafene.
Sakaq na u shfaq para “intervistuesi” yne, nje djalosh i veshur mire, binin ne sy tatuazhet e tij, na ftoi ne zyre dhe
nderkohe qe na shpjegonte me se merreshin aty filluam te kuptonim pse te rinjte pak me pare dukeshin aq te
kenaqur.
Ai na tregoi qe as atij si pelqenin call centerat prandaj i gjithe stafi aty mundohej qe ambient i punes te ishte sa me i
rehatshem dhe motivues.
Por vertet, cfare e ben nje ambient pune te rehatshem dhe ne funksion te saj? Cfare duhet te kete nje zyre qe te gjithe
aty brenda te punojne me zell dhe optimizem?
Ja 5 karakteristikat e nje ambienit pune te rehatshem:
1. Komunikim i hapur dhe transparent.
Ne thelb, komunikimi i hapur dhe transparent nenvizon vleren e asaj qe punonjesit kane per te thene, kjo i ben
punonjesit te ndjehen pjese e organizates. Ne kete menyre puna behet kuptimplote sepse punonjesit ndergjegjsohen
se kontributi i tyre ndihmon ne mbarvajtjen dhe rritjen e kompanise, prandaj eshte me rendesi qe here pas here stafi
te diskutoje politikat dhe filozofine e kompanise ne mbledhje ose takime te ndryshme ne menyre qe te gjithe te
ndergjegjsohen qe nuk po punojne vetem per nje rroge por dhe per arsye te tjera te medha.
2. Barazpesha Pune/Jete personale
Kur punonjesit e nje kompanie kane eksperienca dhe kane permbushur qellime te ndryshme ne jete kjo ben qe te
jene me te sigurte ne vete dhe gjithashtu mund ti perdorin eksperiencat e tyre ne fushen e punes. Me fjale te tjera
balanca Pune/Jete Personale mund te nxise kreativitetin dhe mendimin jashte standarteve.
“Punonjesit e mire” shpeshhere karakterizohen nga deshira per te kontribuuar dhe sakrificat qe bejne per punen.
Disa punonjes jane thjeshte shume te dhene pas punes dhe shpesh lene pas dore jeten e tyre per tju perkushtuar
punes.
Eshte pergjegjesi e punedhenesit te nxisin punonjesit e tyre te kene nje barazpeshe te shendetshme Pune/Jete
Personale.

3. Trajnimi dhe vemendja ndaj zhvillimit
Ne nje kohe ku ndryshimi eshte i qendrueshem dhe gjithmone ne rritje, eshte e rendesishme per kompanite te
trajnojne punonjesit e tyre te jene gjithnje me hapin e kohes. Sot me shume se kurre eshte jetike pershtatja me
ndyshimet, kush nuk pershtatet zevendesohet, kjo vlen per individet dhe per kompanite. Nje kompani e fokusuar
drejt zhvillimit ka nje program te caktuar trajnimi per te mbeshtetur dhe permirsuar produktivitetin e saj.
Shkurt, ka dy lloje aftesish qe mund te permirsohen.

Aftesite teknike: Njohurite mbi sistemet operative te ndryshme, aftesi ne zgjidhje problemesh, njohuri te zgjeruara
teknike dhe te produktit/sherbimit te ofruar.
Aftesite ndervepruese: Aftesia per te ndervepruar dhe ndikuar pozitivisht ne ambientin e punes, motivimi i
punonjesve, menaxhimi i grupit.

4. Mirnjohja per punen e kryer
Shperblimet jane te nevojshme per te nxitur nje sjellje te vecante tek njerezit. Kjo praktike njihet si Perforcim
Pozitiv ne Psikologjine e aplikuar. Duke shperblyer punonjesit qe kane shpenzuar mund ne punen e kryer nxit sjellje
te ngjashme te te ardhmen.
Shperblim verbal.
Shperblimi nuk duhet te jete medoemos monetar, shpeshhere mjafton nje shperblim verbal per te kanalizuar
energjite positive te punonjesve. Punonjesit do ndjehen te vleresuar per mundin e dhene, gjithashtu nuk do te
ngurrojne te bejne me shume se c’duhet pa patur frike qe puna e tyre nuk do te shperblehet.
Ndergjegjsimi per prezencen.
Pervec shperblimit monetar i cili nxit punonjesit e dalluar, duhen perdorur dhe nderveprime ditore ne formen e
shperblimeve dhe gjesteve te personalizuara te cilat tregojne qe punonjesi po meret seriozisht dhe eshte i vleresuar.

5. Shpirt i forte skuadre
Si qenie sociale qe jemi, kemi nevoje ti perkasim nje bashkesie dhe te perforcojme rolin tone ne te. Ne kohe te
veshtira del ne pah shpirti i skuadres dhe aftesia per te bashkpunuar per kalimin e cdo problemi. Ne kohe te tilla
ndillet ndjesia e te qenit pjese e nje grupi dhe qellimet vetjake lihen menjane, keshtu individi kupton qe nuk po
punon me per veten por per dicka me te madhe, Skuadren.
Perkatesia eshte kryefjala, sidomos kur ke te besh me nje pune te tile si “Call Center”. Cuditerisht per Shqiptaret
(nisur nga e kaluara e tyre kooperativiste) kjo gje eshte shume e veshtire ne shume ambiente pune, edhe sot ne 2018
kur me shume se kurre kerkohet puna ne skuader ne shume vende pune qe vizitoj shoh shum pak bashkepunim,
ndryshe nga e kaluara e tyre komuniste ku te gjithe punonin per realizimin e planit, ne zyrat e sotshme shqiptaret
shfaqin anen e tyre egoiste dhe fare pak sociale, tregohet smire per koleget qe arrijne rezultate dhe shperblehen dhe
shpotitje per ata qe angazhohen per te miren e kompanise.
Nen moton “he me se ky/kjo i lepihet shefit” Shqiptaret vazhdojne te refuzojne rolin e tyre si anetare te nje skuadre.

Fatmirsisht ka edhe zyra si InterCall, ku individi ndihet pjese e skuadres dhe ku skuadra punon per individet. Nje
zyre ku te gjithe ndjehen si ne shtepine e tyre dhe ku kufinjte Manaxher/Punonjes jane aq te holle sa shpeshhere
eshte e veshtire te kuptosh kush esht kush.
Pershtypjet me te mira per kte vend pune qe nuk ka asgje me pak se zyrat e Google, Apple apo nga cilado zyre qe
eshte e orientuar drejt nje politike dhe menaxhimi shperblyes.
Pershtypjet me te mira per Recepsionisten simpatike, Intervistuesin me tatuazhe, IT-ne filozof me shikim zhbirues
dhe punonjesit teper miqesore.
Mbase nuk do jua mbaj mend emrat pas njefare kohe, por dicka do me mbese me siguri ne mendje, shkrimi tek dera
e hyrjes
“Puno shume por defrehu duke punuar”

 

Intercall Albania

Punoi :   DRITAN GASHI (PROFESORI)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *