January 26, 2020

I dashur babagjysh !

I dashur babagjysh !

I dashur babagjysh !
I dashur babagjysh !
Këtë vitë nuk e di realisht si mund të jem sjell, unë përpiqem gjithmon të jem një njeri i mirë, kujdesem për të tjerët që të mos i lëndojë apo mërzis por ndonjëher ndihem e lodhur nga kjo, sepse … oh babagjysh njerëzit përfitojnë nga kjo gjë, ose ta përdorin si dobësi. Pavarsisht të gjithave edhe këtë vit unë kam arritur të mbetem një shpirt i mirë, shpresoj.
Këtë vit dua të të kërkoj lumturi, ti je magjik apo jo? Atëher të lutem mblidhe lumturinë në një vazo qelqi dhe natën e krishlindjeve kur të shpërndashë dhurata në gjith botën për fëmijët mos harro të hedhesh në ajër për të gjithë pluhurin e ndricëm të lumturisë. Të lutem babagjysh dhuroi njerëzve shëndetin, sikur dhe një natë të vetme të gjithë, apsolutisht të gjithë njerëzit në mbarë botën të ishin të lumtur.
Po kërkoj shumë apo jo? Bota nuk funksionon kështu dhe unë e di. Atëher më jep mua më shumë vullnet për të qënë një njeri më i mirë në këtë botë.
Ok, tani do të kërkoj një dhuratë prej vërteti. Dua një qenush të vogël, një mik të vogël që do më ngelet gjithmon besnik, që nuk do më braktis kurrë dhe që do më dojë pa kushte. Kjo është më e realizueshme besoj.
Uroj pafund që këto festa të jenë magjike si gjithmon dhe mos harro të lutem asnjë fëmijë që të shkruan pa i dhuruar pakez lumturi. Ti je magjia jonë. Të përshëndes dhe Gëzuar festat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *