November 21, 2019

GȄZUAR SHȄN GJERGJIN SHQIPE !!!

GȄZUAR SHȄN GJERGJIN SHQIPE !!!

Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi më 6 maj 1405. Për këtë arsye, dita e Shën Gjergjit nga popullata myslimane, madje edhe nga ajo e krishterë kremtohet ndryshe nga kalendari zyrtar ortodoks. Kjo festë duket se ka më shumë karakter kombëtar dhe kulturor se sa fetar, pasi populli ynë e lidh këtë ditë me Gjergjin e Madh të Kastriotëve, “mbretin e madh” të Shqiptarëve!

Shën Gjergji është festë me shume rite: gjelbërim, ndezje të zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me “ujë të pa folur”, shilarthi i fëmijëve në pemë (apo dyerve të oborrit), rite në ara e ndër bagëti për mbarësi etj.

Sipas traditës ditën e Shën Gjergjit duhet të zgjoheshe herët në mëngjes, të laheshe dhe pastaj varej në qafë kurora prej copash kungulli të egër, e që zakonisht përgatitej nga nënat (bëhej nga një lloj bime ngjashëm si patate, grihet në copa të vogla dhe bëhet qafore me pe të kuq dhe të bardhë).

Më pas shkohej diku ku kishte ‘thana’ ose rreth lumit për të marrë degë të gjelbëruara prej shelgu, e prej aty shkohet tek tek lugu i mullirit ku laheshin degët e thanave ose të shelgut dhe fytyra. Degët e gjelbëra çoheshin në shtëpi, duke pasur kujdes që të mos prekej toka dhe më pas këto degë vareshin në portën e shtëpisë.

PS: ‘Mbreti Gjergj’ simbol i Bashkimit Kombetar!
Nga Mili Butka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *