January 26, 2020

Edhe dashuritë “vriten”

Edhe dashuritë “vriten”

Edhe dashuritë “vriten”
Edhe dashuritë “vriten”

Do ta lë të vdesë një dashuri. Ashtu siç vdesin njerëzit,siç vyshken lulet,siç bien gjethet.
Do ta lë të vdesë një dashuri,pavarësisht stinës në të cilën frymojmë.
Do jetë ftohtë edhe në verë . E di !
Por do ta lë të vdesë një dashuri
Që kur un e mbështjell fort
ndjej që se kam përqafuar,kur unë e dashuroj ndjej një akull tmë rrokë zemrën,kur un përpiqem ta dua dhe më fort ndjej vetëm veten time të dojë.
E në dashuri smund të jesh kurrë fitimtar i vetëm.
Për të çuar përpara “betejën” duhen dy,
E për ti vëne “flakën” duhen sërish dy
Për ta vrarë mund ta vrasë njëri vetëm kur
tjetri ska dashuri.
Heq dorë! Do ta vras me duart e mia këtë dashuri pasi nuk kam më fuqi të luftoj e vetme.
Do mbyllem në guaskën e dhimbjes dhe vetmisë,trishtimi le të vazhdojë të pushtojë krejt qënien time.Tashmë ka fituar sepse une u vetshpalla e humbur.
Mbase në një tjetër jetë do më duan…
Bukurie DANAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *