December 9, 2019

E bukur…(Pervec fatit)

Mengjeset ishin rituale tek ngrihej per tu perballur me veten(Pjesa me e veshtire) duke e bindur ate,se:’Do ia dalesh’!Edhe pse nje ankth vetmie e pershkronte dhomen e saj ,si nje vello e zeze…Ndihej aq e zbrazet,ndonese cdo mobilie,qelqurine nuk vihej re nga ajo;vetem atehere tek perplasej me to nga humbja e vetedijes! E kuptonte se prania e te ‘tjereve’ ishin aty si fantazme vetem kur ndiente dhimbjet e kokes nga carjet tek perplasej,ne tentative per te shpetuar!Megjithese ato fantazma ekzistonin ne paranojen e saj;ne t’vertete ajo per te cilen prej kohesh perpiqej te shpetonte ishte vetvetja…Te shpetonte nga frika,te kapercente hendekun qe isht’ vendosur ne porten ku duhej te hidhte hapin drejt guximit!Perseri nje tjeter mengjes ritual i buzqeshjes,si mantel i arte shpirtsakatosur;serisht ne monolog e bind veten se do ia dale edhe sot…Kur ne fakt shenjat e mbremshme ne trupin e saj ishin akoma te fresketa,tek perpiqej te clirohej nga pushtimi i djallit…!I mbulonte njollat me makiazh sic mbulonte zerin cirres te mbrendesise me nje buzeqeshje…”Keshtu do i dal botes perpara”-Mendoi me vete!”E bukur”(Pervec fatit)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *