January 26, 2020

Çokollata, seksi dhe e qeshura

Çokollata, seksi dhe e qeshura

Çokollata, seksi dhe e qeshura
Çokollata, seksi dhe e qeshura
Çokollata është një ndër ëmbëlsirat më të konsumuara në botë. Jo vetëm për shijen që ka dhe që është shumë e pëlqyeshme për njerëzit, por edhe sepse prej saj përfitohen shumë benefite. Përfitimet që ka konsumimi i çokollatës shumë herë nuk është i njohur nga njerzit, kjo sepse ndikimet e saj nuk janë direkte. Truri është organi që ndikohet më së shumti, duke filluar nga reduktimi i nivelit të stresit. Ndodh shpesh të shohim njerëz të stresuar që hanë çokollata, kjo sepse kakao ka ndikim të drejtpërdrejt në tru duke ndihmuar në uljen e stresit. Është zbuluar nga disa studiues zvicerian se konsumimi i çokollatës së zezë redukton nivelin e kortizolit, hormonit bazë që shkakton stres. Ndaj në momentin e konsumimit të çokollatës njerzit ndihen më mirë. Konsumimi i çokollatës ndihmon në përmirësimin e humorit dhe përforcimin e kujtesës. Ndihmon gjithashtu në përqëndrim si pasojë e kafeinës që përmban.
Seksi, nga ana tjetër është cilësuar sipas studiuesve dhe shkënctarëve si antidepresant, si qetësues dhe si drogë. Arsyeja pse është cilësuar si i tillë lidhet me ndikimin e tij. Seksi na bën të ndihemi mirë dhe kënaqësia që marrim prej tij lidhet me çlirimin e dopaminës në tru që do të thotë se duke marë drogë dhe duke bërë seks reagimi i trurit është i njëjtë. Vepron gjithashtu si antidepresant sepse në lojë futet ndikimi estrogjenit. Dhe padyshim është qetësues sepse lidhet drejtpërdrejt me uljen e presionit të gjakut. Përfitime të tjera ka gjithashtu në gjithë fizikun e individit, por janë pikërisht ndikimet e tij në tru që shkaktojnë edhe përfitimet më të mëdha.
E qeshura sipas ekspertëve ka një ndikim të madh biologjikisht. Ndikon në heqjen e stresit, në rritjen dhe forcimin e sistemit imunitar, ndikon në përfitimin e relaksimit, ju mbush me energji dhe ju bënë të ndiheni më mirë. E qeshura është ngjitëse dhe ju fut në kontakt social më shpejt duke realizuar kështu edhe sensin e mirqënies te individi.
Si përfundim bazuar në fakte shkencore dhe psikologjike çokollata, seksi dhe e qeshura ndihmojnë trurin tuaj për të qenë i shëndetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *