December 9, 2019

Arratisje ne gjurmet e endrrave

Arratisje ne gjurmet e endrrave

Arratisje ne gjurmet e endrrave

“Arratisje në gjurmët e ëndrrave”

Artjola Murrja është autorja më e re e librit me titull “Arratisje në gjurmët e ëndrrave”, një libër që prezanton thënie pas të cilave fshihet një kuptim që drejton gjithsecilin në rrugën e duhur. Një libër që ka në qendër dallimin mes të gabuarës që shumica e anashkalojnë dhe papritur gjenden tek ngjarjet e padëshiruara. I gjith libri më së miri tregon atë arratisjen në gjurmët e ëndrrave , në atë vendin e qetë dhe magjik ku ndihesh rehatë dhe në paqe, ku bazohet edhe vetë mesazhi i librit. Shprehjet edhe thëniet në këtë libër kanë në fokus marrëdhëniet njerëzore, për ti bërë ato më të forta, më të shëndetshme. Koha nuk premton në këtë jetë, të gjithë e dimë se jeta është thjesht një fragment sekondi, është shumë e shkurtër për të dhuruar të keqen. Hakmarrje, tradhëti, pabesi, zili janë këto ndjesi dhe sjellje që na shtyjë te sulmojmë njeri tjetrin, por këto nuk do na shërbejnë asnjëherë. Dashuria është i vetmi celës “universal” që mund të hapë shumë dyer, zemra dhe të na afrojnë më shumë nga njeri tjetrin.
“Arratisje në gjurmët e ëndrrave” është një libër që ju prezanton më mirë me atë që të gjithë e njohim por nuk e pranojmë, idiologjitë e gabuar që na kaplojnë jetën, ato ngërçet që na kthehen në problem. Një libër që nuk duhet humbur pa lexuar sepse do ju falë një ndikim të thell dhe rerflektim mbi arratisjet në gjurmët e ëndërrave.
• “E ardhmja e jetës sonë shkruhet nga dy pena, në njërën penë shkruan fati, tjetrën e kemi vetë në. Kaq e bukur është jeta që n aka dhënë mundësinë për të ndryshuar gjërat që shkruan fati”.
• “Detyra ndaj një femre nuk mund të quhet asnjëherë sakrificë. Sakrificë është për të bërë të lumtur”.
• “Kishte nga ata miq që nuk merituan falje dhe as sadopak dashuri, madje më shumë dashuri meritonin armiqtë se ata. Zhgënjimi ndaj një miku vret mbi ndjenja dhe thyen dashurinë, e cila mbaën miqësinë të lidhur. Armiqtë e shprehën përballë armiqësinë dhe nuk intriguan ndaj teje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *