December 9, 2019

Ajo s’dashurohej kollaj!

Ti ia ndryshove jeten asaj!Iu bere inspirim,muza ku ajo frymezohej per jeten!Dhe tanime gjithcka shihte perreth shkelqente ne syte e saj,dikur te perhumbur e te kapluar prej trishtimit!Kurre me pare se kishte provuar ndjenjen e te qenit e dashuruar;askush me pare s’kishte mundur te thyente akullin qe kish’ vendosur ajo rreth vetes…Besoi ne te vetmin njeri,ndoshta edhe i fundit,spese nese do zhgenjehej nga ti shpirti i saj kurre s’do te ringjallte te njejten kimi si me ty.Ata kuptoheshin vetem me sy,ndjenin heshtjen te depertonte thelle!Per ta edhe heshtja fliste,cirrej zeri i saj deri ne kozmos:-“Ej,te dashuroj”!E dallonin silueten e njeri-tjetrit ne largesi te medha…Thuaj se ishin te perbetuar qush ne ngjizje te barkut te nenes.Dikur besonte se dashuria me shikim te pare,eshte nje ‘budallallek me brire’ shpikur nga te perveluarit e shekullit…Deri ne at’ moment qe provoi dashurine e vertete!Ajo gote kristali qe ishte munduar te mbronte veten me ‘dhune’ nga mosbesimi tek bota mbushur  servilzem ,u thye,pikerisht kur syte e tyre ndeshen njeri-tjetrin!Ajo s’dashurohej kollaj!Te vetmen here me ty,aq thelle ngulitur n’vena…Ndonese pa te ndjere qofte njehere te vetme aromen e trupit tend…Por edhe pa te puthur ajo te ndjen te sajin!Do i dhimbte,nese nje prej xhamave e gotes kristal te thyer do i ngulej nga ti…Lufto per te deri ne piken e fundit te gjakut!Sepse ajo eshte nje shenjtore e perbetuar!Nese s’do t’jete me ty,do te mbese nje vejushe e perjetshme veshur me te zeza!Mban zi per shpirtin e vdekur te saj!I dhemb cdo dite ikja jote,pavarsisht te pret pa e ditur ti,sepse s’do dashuroje dike tjeter ashtu si ti!Ashtu do te mbese nje vejushe qe mban zi per shpirtin e saj te vdekur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *