November 21, 2019

Ajo eshte nje shpirt i lire!

Ajo eshte nje shpirt i lire…Liria i fal asaj fryme ,e mbush ate me oksigjen dhe e le te jetoje ne gjithesine e botes kuptimplote!Dicka te cilet ajo mund ta urrente me shpirt,eshte me keq se vdekja;e t’mos qenit e lire!E vetmja ndjenje qe e ben te humbase kontrrollin,te nxjerre kthetrat e britmave jehone ne shpellen e shpirtit t’saj…Nuk eshte e prirur te qendroje ne korniza,kerkon te shpetheje… Ka shume per te dhene,duke ndenjur e heshtur mjaftueshem e lidhur me zinxhiret me t’fuqishem!Zeri i saj eshte i bukur per tu degjuar aq sa fjalet i peshojne!Muret i ngushtojne cdo damar,qelize dhe s’do donte te dukej nje e neshtruar e fatit.Ajo shpesh udheton neper bote!Ne Paris,qytetin e endrrave te saj.Udheton ashtu duke pire nje cigare jashte ne ballkone dhe kur i ftohti i ngrin duart…Pret flakerimin ne te kuqerremte te perendimit te diellit…Udheton por  duke fantazuar,sepse e di qe nje dite do ta beje ate realitet!Ajo nuk dorezohet lehte;”I forte eshte ai qe perpiqet te ndryshoje fatin e tij”-Keshtu e nis diten ajo,me kte moto.Lufton cdo dite me veten edhe atehere kur fuqite i shterojne e nis ta kaploje dhimbja e realitetit te hidhur!Atehere kur shpesh zvarritet ,lekundet si nje e dehur…por,ajo nuk bie!Mundohet te vjelle vrerin zeherr qe shpirtin ia ka helmuar!Ajo eshte e forte dhe nje dite do t’ia dale!Nje dite do t’jete e lire ,aty ku trupi do takohet me shpirtin pergjithmone!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *