December 9, 2019

Ajo buzeqesh…

Ajo buzeqesh,sepse s’ka gje tjeter me te cmuar per te bere.Filloi ta beje kte tek provoi te humbase kembet e saj,atehere kur dashuria e paralizoi!Filloi te buzeqeshe kur i dhane nje thike te forte ne plagen tek i dhimbte me shume;e injektuar nga mikrobi te ashtequajturit “Fallsiteti i miqve”…Atehere edhe kur pse syte i kishte te nxire prej gjuajtjeve te pernatshme rituale,mengjeseve i jepte shprese jetes se zeze si vete korbi!Buzeqeshte,ndonese shenjat ne trup tregonin realitetin e saj…Dhe nese ndokush rralle,shume rralle,e pyesnin:”Si je”?Ajo vishte mantelin e arte ne fytyren e saj te bukur e pergjigjej ne heshjte,thjesht buzeqeshte!Kujt mund t’i tregonte ajo per veten?!Kush mund t’ia kuptonte dhimbjen sa peshonte,teper e rende per njomesine e saj!Ajo rritej cdo dite me zerin e mbrendshem:’Nese nuk ke dicka te bukur per te treguar,me mire hesht”!Njerzeve kurrsesi nuk i pelqejne ngjarjet e trishtuara dhe ajo nuk preferon te duket nje viktime para tyre;ndaj buzeqeshte te dukej sikur jeta e saj ishte me e lumtura…Me shpresen se nje dite do t’jete e vertete!Kush i pa netet e saj tek i biente murit me koke,tek shkulte floket?!Askush!Dhe mire bete qe nuk e shikuat,sepse ne mendjen tuaj te felliqur do ta kishit etiketuar si nje e cmendur qe ka nevoje per kemishen e forces!Ju nuk e dini kalvarin e historise se saj…Ajo j’u lejoi te shikonit vetem buzeqeshjen.Ajo buzeqesh,sepse aq e ka shpirtin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *