January 26, 2020

Abstrakte

Abstrakte

Dicka qe nuk shihet por perjetohet, dicka qe nuk preket por ndjehet, dicka qe nuk shijohet por shija e saj ben dite me te bukura.
Dashuria.
Ndjenja qe lulet e pranveres i cel ne cdo stine te vitit dhe nese ngrica ka ngrire rruget e qyteti, nese shiu po vershon ne dritare, nese era shkund deget e pemeve e nese bora vesh me bardhesine e saj malet dhe i jep ngjyra cative se shtepive, ato lule do celin dhe nen diellin pervelues se korrikut, ku e vetmja gje qe do ne ato momente eshte nje fllad i fresket ere.

Ato lule do celin dhe ne momentin me te veshtire tendin, ne momentet kur te zhdukesh eshte opsioni me i mire qe ti ke per veten, kur vetmia eshte shoqja me e ngushte e jotja, ajo qe di cdo lot dhe rrahje zemre tenden, do lulezojne ato lule qe tani te kesh arsye per te qendruar ketu dhe per te pare dhe lejuar se si ato lule do i japin jetes ngjyra, se si ato lule do jene mburoja e diteve te tua me te zymta dhe arsyeja e diteve te tua me te lumtura.
Ne kete shtrat lulesh mer jete lulja me e bukur ajo qe lind aty ne lumin e fluturave qe bejne lemsh nje shpirt te tere, qe perzien e trazon ndjenjat, qe fal lumturi me levizjet e tyre kaotike, qe ben qe zemra te marre jete, te pompoje si e cmendur thjesht kur shpirti vishet me kete ndjenje.

GK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *