November 21, 2019

3 shenjat e zodiakut që përfundojnë më shpesh të tradhëtuara!

Mos u alarmoni, në fund të fundit të gjithë jemi të rrezikuar nga tradhëtia po këtyre 3 shenjave u duhet tërhequr pak më shumë veshi.

1-Ujori:

Një ujor njihet për ftohtësine dhe pandjeshmërinë. Edhe pse janë zemërmirë ,ata e përdorin ftohtësinë si një mburojë ndaj intimitetit. Partneri i një ujori, mund të hasë probleme në perpjekjen e tij/saj për të ndjerë afërsi me ujorin, dhe mendojnë se në  fakt ujori nuk do tja dijë. Për këtë arsye ujorët përfundojnë zemërthyer sepse partneri largohet ose tradhëton.

2-Gaforrja:

Duke qenë të padisponueshëm emocionalisht, egoistë dhe me ndryshime të shpeshta  humori, gaforret vërtet i shtyjnë partnerët e tyre drejt tradhëtise. Ata janë të dashur,por shpesh e lejojne veten të shkelen nga të tjerët ndaj edhe tërheqin njerëz të cilët pikë së pari nuk janë as të sinqertë. Gjithashtu, duke qenë se gaforret drejtohen nga emocionet,mund të bëhen shume kërkues dhe “nevojtarë” duke i hedhur kështu partnerët në krahët e dikujt tjetër.

3- Virgjëresha:

Nje virgjëreshë, e sheh jetën me shumë detaje, aq sa humbasin në ato detaje që kërkojnë shumë, saqë harrojnë të tregojne sadopak vëmendje ndaj partnerit. Ata, gjithashtu vuajnë shumë nga pasiguria ekstreme, dhe e kanë të  vështirë ta pranojnë që janë të bukur dhe të vlefshëm për t’u dashur. Kur këto pasiguri dalin shumë shpesh në dritë,I  bëjnë virgot  të duken të  dobët për një partner i cili  mund te kërkojë dikë me më shumë vetëbesim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *