January 26, 2020

26 Nëntor

26 Nëntor

26 Nëntor
26 Nëntor
Me lot sy po nis e shkruj’
Me nji dhimbje të madhe
S’po di as ta pershkruj.
Ditë e zez’ ditë mallkimi
Ditë terrori,
26 nëntor… ooo ditë trishtimi.

Pse o zot pse i more
Ato ëngjuj pse na i more
Pse shpirti na coptove.
Nuk kish ndje naj her
Me dhimbje,
Shpirti qante e zemra vec rrihte
Një lekundje na nxori gjumin
Një lekundje na shkatrroi shtëpit
Një lekundje na mori fëmit.
Një lekundje shumë familje mbuloj
Një lekundje shumë jetë mbaroj.

Gjith’ shqiprija po qan sot,
Ka humb bijt nën rrënoj,
Gjith’ shqiprija me shpirtin cope
Kur shikon gjith at rrenoj
Kur shikon gjith at tragjedi
E mendon se aty posht ka femij
Ka nen e ka baba
Ka moter e ka vlla,
Shpirtin copash na e kan ba.

Nuk ka shpi që ka qetsi,
Ka vec frik nga kjo tragjedi.
Termeti si ky kurr skishim provu
E kaq britma kurr skishim degju,
Ahhh, kjo plag kurr ma sdo sherohet
Ahhh, kjo dhimbje gjithmon do kujtohet.

Anila MARKU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *