Ballina Artist Titullohet “Gjallë”

Titullohet “Gjallë”

2013
0
Titullohet “Gjallë”

Të jesh artist nuk plas si flluskë nga hiçi por do gërmosh qysh foshnje brenditë e tua çmuar. I mitur kërkoje nga lodrat fillin e tyre e harroje që t’i kishin dhënë të shtyje kohën, prej tyre çuditshëm imagjinoje botën dhe shpërtheyeshëm i lije idetë të të drejtonin.
Muret të pëlqenin zhgarravitur, tryeza me mbulesën lëmsh, raftet me doreza prishur, gjysmëhëna për ty ishte thjeshtë një gremç.
Nga pak kuptove që prindërit ishin më të rritur se dora e tyre e mbulonte tënden, kuptove që erdhe në jetë nga dashuria e tyre dhe jo nga magjia që quhet ëndërr.
U rrite dhe lejleku t’u bë dragua, me flakët e tij ndeze drita jete. Kështu funksionon makina e kujtesës e cila shfleton arkiva të pavdekshme.
E jo më kot ti quhesh bërthamë energjie, se merr e jep materie vlerash që dritë të bësh në rrjedhë pafundësie e të përmendesh si pikë referimi dijesh.
Përgjatë dekadave ke provuar të piqesh me diell e me shi por krejt papritur ke përjetuar të madhërishmen plagë në shpirt, me dhimbjen miks ke shtuar durim, e plagë të tjera ke thelluar sepse artisti s’kërkon shpëtim por rri si pemë ulliri me trung të shkruar.
Pusullë e lashtë do mbetesh muzeve dhe si oaz për histori njerëzimi, por do qeshësh kur “i qarti” bukurshkrim të jetë ndër shkresa që mbulojnë krime.
Ndoshta në Olimp do oshëtijë fjala dhe guri do bëhet majë e lapsit e pjesa e drunjtë do jetë një degë ulliri që të shkruajë dhe një alfabet ndjenjash përsëmbari.
Pra, të jesh i drejtë në botën varra e dredha është fat i keq me mëshirë zvetënuar dhe dritë e syve të tu shkrep rrymë të frikshme në netët kur hëna struket turpëruar. E ngrihet tokë e detë gjithë zemërim se vlerave iu kemi veshur lecka, të duhurit e letrave janë persekutuar e me gjithë forcën thua vetëtimshëm: “NDERONI KOHËN ME VEPRËN TUAJ!” .


~Gjovana Gjergji

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu