Ballina Artist Intrigante 4!

Intrigante 4!

3697
0
Intrigante 4! Nga Denis Cahani
Intrigante 4! Nga Denis Cahani

Intrigante 4!
Degjova nga te tjeret per ty! Nuk ishte aspak habi , degjova fjale qe i dija per ty , per pamjen tende engjullore! Nga kureshtja pyesja disa here nese ishte vertete emri i engjullit tim! Si per habine time ishte vertete… Degjova per ty… Degjova qe ke pamjen e nje engjulli , degjova se bukuria nuk te mungon! Me than se ke ende te njejten buzeqeshje , me folen per syrin plot hijeshi! Me folen per sjelljen tende dhe s’bera qudi! Me treguan per ecjen tende dhe u thash qe e di! Me than se shikoje anash me dredhi , u thash qe e kam pare! Me than qe asgje s’te mungon dhe per habi i shikova disi cuditshem! Sikur doja dicka te thoja , te thoja… , por fjalet me mungonin! Degjova sa kujtimet me sollen perseri tek ti , ama nuk ishte po e njejta ndjesi. Ata vazhdonin te me flisnin per vajzen te cilen e njihja , per vajzen nga e cila nuk me mungonin asnje detaj! Degjova edhe fjale te renda , aq sa me nuk mundesha te mbaja! Me than se del me tjeter?! Pergjigjen e dua nga ti… Me than qe mbase luan me te?! Kete gje nuk e di… Me than qe s’kishte kushedi ca bukuri , edhe prap ishe me te… Me than qe atij i buzeqesh! Se di a eshte e njejta buze qe kuroi mendjen time atehere!… Po thone qe per te shkuaren nuk mendoje , nuk te behej vone! Qe ta dish , as mua jo! Me than qe pelqeje gjerat me stil , te pelqente e bukura , te pelqenin gjerat e kendshme! Me than qe buzeve te embla u vije nje te kuq te rende! Me than qe vetullat i ngjyje me nje te rende te zi , kapakeve te embel te syve u vije nje vjollce vizelluese! Me than qe qerpiket si kishe te tuat! Me than qe ecen bukur , me taka te larta! Me than qe djemt fershellejne udhes kur ecen ti! Me than… edhe zemra me ndali! Me than dhe bota u kall! Me than per inati! Me than per te me vrare! Me than per te me shkaterruar! Me than per te me lenduar! Perse valle me thane?! Nuk dua te te pyes me nese do kthehesh. Nuk dua te te them me qe mundesh te vish! Mbase do ngelesh vetem kujtim i vjeter qe me per mua nuk do kesh rendesi! E di perse?! Jo sepse une e dua nje gje te tille , por ama udhet tona nuk jane me te njejta! Nuk jam une arsyeja qe te mban larg , ama je ti!… Nuk te thash une qe te mos ktheheshe me! Kete gje e zgjodhe vet ti…! Po te duash kthehu , po deshe mos u kthe , ama gjerat nuk jane njejt… , as s’besoj qe do te jene , as mos qofshin!…

(Denis Cahani)@deeni2001

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu