Ballina Artist O Zot… ke gabuar!

O Zot… ke gabuar!

1187
0
O Zot… ke gabuar!

Nuk është e lehtë të ecësh rrugëve vetmuar, me buzën akull ngrirë urie, me shpirt të çelur ngjyrë arratie, strukur diku ku vështirë shihej.
Në një ditë të frikshme me stuhi nuk pashë veç nji fmi si ky, pashë një jetë që ecte zvarrë, duart shtrirë që ia kishin vrarë, e pyes për nënën që s’e kishte parë se prehri i saj ishte një varr… . Për fëmijërinë seç ndjeva mallë se nji fmi rrugaç shkel rrugën më të rrallë, se nji fmi rrugaç fle me dhimbje trupi e jo me përrallë.
I dhashë monedhat sa kisha në xhep e më tha: – Ma bli pak bukë se askush s’më jep!

Dhe kur e mora në përqafim më tha: – Un’ s’kam kërkan se jam jetim. Po pse më shajnë për ngjyrën time?
I thashë: – Se ato s’gjejnë ngjyra te jeta e tyne. 
Askush në botë nuk meriton të rrijë humbur mes udhëve bosh, të rrijë si dreq aty në kosh…
Ti mos kalo gjith krenari po zgjatja doren e jepi pak ndihmë! Nëse këtë nuk e beson, shikoje në heshtje sa bukur loton, dëgjoje sa bukur falenderon!

~ Gjovana Gjergji

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu