Ballina Artist “MOS MË QANI!”🌼

“MOS MË QANI!”🌼

1452
0
"MOS MË QANI!"🌼

Kur une nje dite do te vdes,
nuk dua te qani per mua.

Shume-kush qe po e lexon apo degjon amanetin tim,
me siguri e ka menduar pergjigjen pse
…dhe me siguri , per kete do te qaje me shume dhe do qaje gabim.

Vertet mos e beni,
ju do qani nje njeri qe nuk jetoi mes jush ndonjehere.
Ju do qani dike qe une nuk e kam vene re qe aty ka ekzistuar .
Une skam lidhje me te!

Kur vrapoja, nuk lodhesha,🌼
kur pritesha, nuk e ndjeja,🌼
kur semuresha, nuk kisha frike se vdisja.🌼
Mos qani per trupin tim,
une skam qene deshmitari i tij kurre me pare.

Po te ishte per lodhjen time,
trupi im sot do te ishte sa nje doçke,
sdo mundoheshit kaq shume diku per te me vendosur .
Por sic e shihni,
sot peshoj kaq shume,
sa mezi po me mbani.

Po te ishte per plaget e mia kur pritesha,
sot do isha plage,
gjak i piset e qelb i gjalle ,
por sic e shihni sot po me mbuloni
te bukur , te bardhe.

Nese do te mendonit per semundjet e mia ,
mua do te me kishit varrosur vite me pare .
Ehh ,gangrene i teri ky trupi im !
Ama une jetova kaq shume vite,
kaq shume jete.

Marrezi ee?!(…)
(Buzeqesh)

Mos me qani!
Syte tuaj sme pane te jetoja kurre!

Kelvi Pilinçi 🌼

#Toše Proeski – Igra bez granica💜#

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu