Ballina Artist Donzhuan

Donzhuan

1679
0
Donzhuan
Donzhuan

Donzhuan!
Për ty, asnjëra, nuk qe mjaftueshëm.
Të kam parë sesi ti udhëton nga një trup në një tjetër, ama kurrë nuk i takove shpirtrat e tyre.

Donzhuan!
Kërkon të gjesh diçka të humbur, diçka që jeton në të shkruarë, por kështu ti humbet atë çfarë ke në të tashmen dhe përdhos çdo të ardhme.

Donzhuan!
Tundohesh të luash, midis erotizmit dhe ndjesive, por gjygjtar ke lenë arsyen sepse e di shumë mirë që ajo do fitojë duke të lënë përsëri të vetëm.

Donzhuan!
Dikur ti jetoje për të dashur pafundësisht, tani do vetëm të jetosh në copëza momentesh.
Përjetësia brenda teje është një infinit negativ.

Donzhuan, me vjen keq për ty…

Rrahim Jata

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu