Ballina Artist A je VËRTET njeri i mirë?

A je VËRTET njeri i mirë?

905
0

Njeriu është tablo komplekse cilësish e karakteristikash të diktuara gjenetikisht, nga mjedisi apo të vetkultivuara. Por, meqënëse qenia humane adhuron të thjeshtësojë botën dhe ta shohë atë bardhë e zi, ashtu përpiqet të etiketojë dhe cilësitë e tij si të mira apo të këqija. Andaj të gjithë brenda nesh ndajmë anën tonë të errët nga ajo e ndritshmja.

Çdokush e dashuron anën e tij pozitive. Është shumë e thjeshtë ta duash e të jesh krenar për të pasi çdokush e çmon , inkurajon madje edhe e adhuron atë tek ty.  Po errësirën tënde? Po atë e do vallë? Jo, nuk po flas për të paturit një ego të madhe. Ajo s’është gjë tjetër veçse një akt injorance. Po flas për ato ndjenja dhe ato mendime që nuk i shpreh dot me zë të lartë sepse turpi të kaplon. Për ato gjëra që ke bërë ose je i aftë të bësh, të cilat, ti e di që janë të gabuara, po nuk ndihenaspak si të tilla. Ato ndjenja që të bëjnë të vësh në pikëpyetje perceptimin mbi veten tënde: A je vërtetë një njeri i mirë?

Epo lërmë të të them që PO, je. Dhe madje fakti që ti përballesh me demonët e tu e megjithatë arrin të të falësh ngrohtësi, të bën një njeri akoma më të mirë. Me përballje nënkuptoj që ti ke zgjedhur mos ta fshehësh anën tënde të errët. Ke zgjedhur që ta pranosh si pjesë tënden së pari, e më pas të përpiqesh ta përmirësosh.

Të paturit njerëzit e duhur pranë gjatë këtij proçesi do të ta bënte më të lehtë. Të jesh në gjendje që t’u tregosh për demonët e tu pa patur frikën e paragjykimit dhe njëkohësisht të ndjesh dashurinë e tyre të palëkundur është një bekim. E quaj të tillë pasi kjo do të thotë që këta njerëz nuk duan vetëm anën tënde të artë, atë që përpiqesh të shesësh si perfekte. Ata të duan sepse je treguar tërësisht i sinqertë me ta dhe të jesh i bindur që të duan akoma më shumë kur kuptojnë betejat e vështira e ndonjëherë të frikshme që ti lufton me veten tënde.

Kështu që miku im, nëse je bekuar me njërëz të tillë pranë, shtrëngoji fort, sepse në një botë ku lufta për mbijetesë po na lejon të shfaqim vetëm instiktet primitive, janë të rrallë për t’u gjendur.

Bora Laska

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu