Ballina Artist “Instagirl”

“Instagirl”

586
0

Ktë e kam për ty.
Për ty,
që jep leksione dashurie, kur kufiri sentimental t’ka shku deri tek një ngacmim i djemve t’rrugicave.
Për ty,
që shkel mbi nderin e asaj dore që t’ka fal bukë me mbush barkun, e ku mirësia asaj dore t’ka zën sytë.
Për ty,
që gjatësia e thonjve t’shkon përtej imagjinatës tënde t’ndrydhur.
Mos u mundo me na e marr mendjen me pjesë seksi t’trupit tënd dëshirues,
kur ftyrën e ke t’zhgarravit me bojë, e shpirtin pis t’zi prej ligsisë.
Pozicionet e tua t’shtremta s’kanë me e dit kurrë se ç’ndjesi është t’qash me ëndje, t’skuqesh prej turpi, e t’ulësh sytë me ndrojtje.
Nëse t’mungon delikatesa,
m’vjen keq, s’vjen erë femër!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu