Ballina Artist Dua apo Duhet

Dua apo Duhet

1216
0
Rrahim JAta
Dua apo Duhet / Foto nga Rrahim Jata

Edhe një herë fryma më iku, u rrallua me shpejtësi.
Një vrimë e zezë branda meje, u hap në befasi.
Një dridhje ndjeva në brendësi, kishte kohë që nuk më ndodhte.
Se dija nese ishe ti, ndoshta vorbulla po më ngacmonte.


Ndonjëherë edhe tundohem, dorëzimi më tërheq.
Them që po, do të dorëzohem, por e di që dorë nuk heq.
Jam mësuar që të luftoj…ah kjo koka ime…
Nuk më lë që të mendoj, më bën që të kërkoj;
mënyra, rrugë e çdo gjë tjetër, ndoshta që të gaboj;
Ose thjeshtë të vazhdoj pak më tej…edhe një hap,
Edhe një ditë, edhe pak më shumë dhe ja ku jam…
Përsëri në të njëjtën ditë…të rri apo të iki…
Me një lëmsh mendimesh që nuk i di,
Them do mbyll sytë dhe do rri, do pranoj çfarë të më vij.


Po pse ta bëj këtë…kur mund të zgjedh atë që dua.
Kthehem përsëri në luftë;
Po, në luftën e jetesës, në luftën e interesave.
Në atë luftë që më kalon nga fjala “DUA” në “Duhet”.
Dhe ky cikël….fillon përsëri.


Të mos dish thonë është më mirë…të dish ka fuqi,
Por kur çdo ditë duhet të zgjedhësh është një lojë.
Një lojë që vetëm unë e di, dhe duhet të luaj…
Përsëri, përsëri e përsëri edhe pse e di shumë mirë që…
Zgjedhjet do më mbarojnë atje…diku në rrugë,
Pastaj zgjidhja…këtë tani nuk mund ta di.
Do vazhdoj të pres deri sa ajo ditë të vij.

Rrahim Jata

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu