Ballina Artist “DHJETORI U FIK”🌼

“DHJETORI U FIK”🌼

632
0

Dhjetori do duhej te ndizej per ne.
Shkendijat e dashurise kur u puthen per here te pare shpirtrat tane,
do duhej te shkelqenin drita, xixa, fishekzjarre permbi Tirane.
Frymen me te cilen në te ftohte ne ngrohnim duart tona shtrenguar,
ngjitur me trupat tane prane e prane,
do duhej perendite ta perhapnin shenjteri ne kete qytet.
Qielli do te duhej te shndriste me pak ,
pasi yjet tashme mbi ne do kishin rene.
Lumturia jone do tua dehte shpirtin njerezve
e nen letargjine e dimerit,
do te jetonin nje prehje te embel
…………………..
……………
……….
Por jo ,
Perreth shoh kudo ne rruge e sheshe qirinj te ndezur.
Qirinj te cilet nje ere kallkan e ftohte, e hidhur,
i ndez dhe perhap ne qiell nje tymnaje te zeze resh dhe
eren e parafines qe ngado kundermon .
Ankth.
Frike.
Njerez te pakuptimte qe gezojne e leshojne klithma te qeshurash duke festuar ne nje qytet qe e ka gllaberuar trshtimi, absurdi, qe po e mbyt helmi.
Njerez ne nje qytet qe behet i stermadh, te braktis ,te mbush me vetmi.
Heshtja e tij te kall daten.
Ajo perpin si nje vrime e zeze cdo ze,tingull e zhurme, te shurdhon !

Jam ulur diku aty ne qender , ne mes te hiçit , humbetines.
Mes turmes se njerezve , te cilet turbullt i shoh derisa pergjate rruges drite vakët humbasin, veniten.

Ashtu ulur ,
koken ngritur drejt qiellit,
me nje buzeqeshje qe sdi nga me buron dhe lote qe nisin te pikojne,
me fytin ngushtuar ,
mezi percillem te arrij ,
te ti them disa fjale :

Dhjetori yne u fik!
Muaji kur shpirti jone lindi, vdiq!
(Buzeqesh ,lot pikoj)

Nje enderr pa fund 🌼💥

PĂ‹RGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu