Ballina Artist Ka dicka kafsherore tek liria

Ka dicka kafsherore tek liria

1141
0
Ka dicka kafsherore tek liria
Ka dicka kafsherore tek liria

Ka diçka kafshërore te liria
Të duket se jeton në natyrën e egër. Qëndron e pazbutur sa vetë jeta, mirëpo ashtu si në natyrë ka kafshë që zbuten edhe ato që shuhen të egra. Të gjithë i nënshtrohen ligjit universal atij të urisë, i cili nevojitet për të mbajtur të ndezur flakën e jetës. Flaka si dhuratë të është dhënë, ndërsa ti je rojtari i saj. Mjafton një copë bukë. një copë bukë edhe një qen të bëhet mik, e tillë është forca e urisë. Ti kthehemi njeriut, një kafshë e zbutur nga qytetërimi. Ka nga ata që se kanë njohur kurrë lirinë, dritën e asaj flakës të cilës jemi rojtarë. Mund ta kuptosh karakterin e një njeriu vetëm duke parë sesa shumë e ka thyer ligji i urisë, mënyra sesi e sheh një copë bukë e ka shkathtësuar ndërkohë kafazi i ngushtohet e drita i zbehet. Ka një dallim mes njerëzve.
Dikujt nuk i ndrin flaka ,sa as trupin e tij s’mund të shohë. Ka të tjerë që me flakën e tyre i bëjnë dritë familjes, ndërsa të rrallë janë ata që ndriçojnë për njerëzinë. Ata i gjen vetëm lart.
Pra në liri të plotë, dritë e pastër nga flaka e jetës, e cila ka duruar ligjin mizor të urisë.

Andrea Tarka


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu