Ballina Artist Mësimi “online”, sfida e studentëve

Mësimi “online”, sfida e studentëve

6148
0
Mësimi
Mësimi "online", sfida e studentëve

Në kushtet e Covid-19 një pandemi globale ku janë izoluar rreth gjysma e globit, nga specialistët e mjekësisë bëhet e ditur se distancimi social është parandalimi i vetëm për përhapjen e virusit. Vendet e prekura nga pandemia kanë marrë masa shtrënguese për të përballuar këtë betejë. Në Shqipëri si dhe në vendet e rajonit, një nga masat që u morrën ishte zhvillimi i mësimit online .

Ky sezon i ri akademik këtë herë nisi me një ndryshim dhe një metodë tërësisht të re e cila për herë të parë u has gjatë semestrit të dyte mësimor të sezonit të kaluar, më saktësisht në muajt mars-korrik.Me njoftimin e organeve përkatëse arsimore se zhvillimi i mësimit në muajin mars do të zhvillohej online, askush prej studentëve nuk e kishte idenë e qartë sesi do të procedohej. Ishte folur më parë pjesërisht rreth dhënies së mësimit online por nuk ishte kryer asnjë lloj praktike për studentët se si do të zhvillohej.Përballë kësaj problematike mbi mënyrën e zhvillimit të mëtejshëm të orëve mësimore, u hasën një sërë sfidash si për stafin e pedagogëve por dhe për studentët.

Disa prej tyre ishin :

Mbulimi dhe aksesimi me internet i studentëve, pasi shumë prej tyre jetojnë në zona rurale ku mbulimi nga kompanitë të cilat e ofrojnë këtë shërbim është i limituar, për të mos thënë I pamundur.Për këtë shkak, një numër i konsiderueshëm studentësh nuk kishin akses në orët mësimore.

Mënyrat e funksionimit të programeve të udhëzuara mbi zhvillimin e mësimdhënies si :zoom, meet, classroom, microsoft team ishin të pahasura nga shumica e studentëve dhe e pedagogëve. Kjo krijoi vështirësi gjatë orëve të leksioneve, seminareve duke sjellur vonesa pasi shumë e kishin mënyrën e aksesimit të paqartë.

Mungesa e literaturës përkatëse për lëndët e semestrit të dytë mësimor. Pedagogët e lëndës u detyruan kështu të zhvillojnë orët mësimore pa literaturën e tyre përkatëse. Bibliotekat dhe libraritë ishin të bllokuara e për rrjedhojë studentët nuk kishin mundësi për të marrë literaturën .Nëse biblioteka e universitetit do të posedonte materialet e nevojshme mësimore online, kjo mund të krijonte një lehtësim për studentët.

Provimet online për studentët ishin “goditja përfundimtare” pasi sistemi ishte ne një kolaps të vërtetë. Nëse gjatë një provimi mund të ishe duke plotësuar tezën dhe të krijohej një shkëputje teknike, rënia e karikimit blokimi programit etj nuk mund të dorëzoje në kohë atëherë paraqiteshe në sistem sikur nuk e kishe kryer atë provim.Ishe i përjashtur dhe nuk merrej parasysh.

Të bërit mësim online,në shumë prej vendeve të cilat e zhvillojnë këtë model mësimëdhënie, rezultoi efektiv në kushtet e pandemisë .Por në vendin tonë, mësimi online është tepër mbrapa dhe kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga institutet përkatëse për të krijuar një sistem arsimor online efektiv dhe me kushtet ideale.Më sipër ishin vetëm disa nga problemtikat që u hasën në universitete e gjimanze gjatë kësaj periudhe .Duke marrë parasysh se studimet online mund të vazhdojë për një periudhë afatëgjate nga studentët kërkohet një alternim midis mësimit online dhe atij në auditore .I nevojshëm është dhe rishikimi i programeve përkatëse të mësimdhënies. Pasi cdo student dëshiron mësim online me kushte e duhura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu