Ballina Artist S’di në do mundet

S’di në do mundet

1674
0

Kërrusur n’cepin e dhomës, pret diellin t’çel rrezet e para.
Është ngushëllimi i vetëm për t’ndjer një copëz drite ledhatuese n’shpirtin e saj t’copëtuar.
Episodi i mbrëmjes së kaluar nuk ishte fort i lehtë për tu përjetuar.
Hapat u dëgjuan mistershëm n’errësirën që kish pushtuar dhomën ngjyrosur n’gjak.
Buzt e nxira prej t’ftohti ngrysen sapo truri jep sinjalin e ardhjes së tij.
Ndjenjat mblidhen grusht, sikur n’dorë t’i kish ngujuar.
Si ta shoh?
Si mund t’vrej ata sy mizor, me urrejtje e mllef përfaqësuar?
Nuk mundet!
Njollat e pshtira i ka lën shenjë n’trup t’saj.
Prekjet e tij t’dhunshme rrëngjethshëm n’imagjinatën e saj janë memorizuar.
Ishte kaq e pastër n’shpirt deri sa ligsia e një t’pabesi rrënoi gjithë mbretërinë e saj imagjinare!
Ai nuk i vodhi veç virgjërinë, por gjithë ëndërrat, lumturinë, ndjesinë unike të atij momenti, ku ai e ktheu n’makth.
S’di në mund t’përshtatet përsëri me trupin e saj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu