Ballina Artist Një vështrim përreth

Një vështrim përreth

3250
0

Në këtë çast që unë shkruaj
atë që verbtaz më pëshpërin mendja
dikush po thith me kënaqësi
ajrin e pastër të lulishtes.
Një tjetër paska më përbuzës ndaj natyrës
shkul me inat lulet
ngjyra e të cilave ia shpif.
Më tutje përtypet me endje
kafshata e mbetur nga vakti paraardhës.
Andej, dikush i mbytur në djersët e ankthit
të frikshëm
fshin gjurmët e krimit të sapokryer.
Matanë yjeve thuren vargje për lumturinë
si refleks i shndritshën i jetës.
Gjithsesi
Të gjithë si pa e kuptuar po jetojmë
Përderisa jemi pjesë e gjallë e së tashmes.

Sabajeta Peposhi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu