Ballina Artist Një gotë verë

Një gotë verë

2726
0
Një gotë verë

Dhimbja është si dallgët
herë e vogël, herë herë e ashpër…
Nëse më ke parë në dhimbje,
më sill një gotë verë
mos harro!
Nëse më ke parë duke qarë
më sill një gotë verë,
mos harro!
Nëse më ke parë në trishtim
një gotë verë mos harro!
Një gotë verë aty ku buza
puthet me gotën
aty ku dora tund botën,
aty ku zemra troket portën.
Nëse më ke parë të dehur në sukses,
një gotë verë, mos harro!
Që të dehem dhe më shumë
të kaloj në trashedencë
e rrëmujtas të vrojtoj,
si një spektator i vetmuar
jetën tim që nga nga afër më duket si
tragjedi Hamletiane.
Një gotë verë mos përto,
dreqi e marrtë mos përto!
Ndodh që gota të jesh ti
e të thyhesh në pabesi
e papritur të kuptosh që nuk ishte rastësi
të mbërtheheshe në atë të mallkuarën dolli…
Kur loti i dhimbjes pikon,
e mendimet e kobshme më mbërthejnë
mbi epitafin tim këto vargje
mbesin të gdhendura në përjetësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu