Ballina Ameljeta Doda Kontradikta e Madhe e të ashtuquajturve “racionalistët”. 2

Kontradikta e Madhe e të ashtuquajturve “racionalistët”. 2

1555
0
Pilula e kuqe
Pilula e kuqe

Racionalist apo iracionalist?

Ju nuk keni qasje në informacionet apo objektet “Top Sekrete” të qeverisë. As nuk jeni anëtar i ndonjë prej shoqërive sekrete të Botës. Përveç kësaj, ju nuk keni lindur 5000 vjet më parë; keni lindur vetëm brenda 100 viteve të fundit, kështu që nuk keni qenë në gjendje ta jetoni apo shihni historinë me sytë tuaj. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto fakte të pamohueshme, ju pretendoni se tashmë e dini se çfarë është e vërteta. Kjo do të thotë, ashtu si kur se e dini për një fakt që 1 + 1 = 2, gjithashtu pretendoni me të njejten siguri se e dini cila është e vërteta. Pra, hmm, si dreqin është e mundur kjo???

Epo, ju jeni në gjendje të mos e pranoni faktin që sekretet qeveritare ekzistojnë dhe aq më pak që ekzistojnë shoqëri sekrete, ndërsa njëkohësisht pretendoni se ju, në një farë mënyre, tashmë e dini për një fakt se cila është e vërteta. Pra, po flasim për të qënit joracional! Në realitet, ju thjesht bazoni të vërtetën në ato që ju tregojnë media dhe çfarë ju tregojnë shifrat e autoriteteve të Botës. Dhe, ju jeni aq naivë saqe barazoni të lexuarin në një libër historie me të perjetimin apo të parin e një ngjarjeje me sytë tuaj. Ju nuk besoni tekste fetare, megjithatë ju ende besoni tekste qeveritare siç janë librat e historisë dhe sistemet e besimit qeveritar siç është shkenca. Si praktikues të arsyetimit selektiv, si guxoni ta quani veten “racionalist”?

Ju u besoni figurave dhe autoriteteve të botës sepse ato janë të fuqishëm dhe mendoni se janë të besueshëm. Sidoqoftë, këto figura autoritare nuk do ta tregonin veten të inkriminuar në syrin tuaj. Nëse ata do dilnin të inkriminuar para jush, atëherë nuk do t’i konsideronit më si figura të autoritetit legjitim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu