Ballina Artist Ti ia dole Mam’

Ti ia dole Mam’

420
0

U zgjova me dhimbje n’krahun tim të djathtë.
Kurrë nuk më kishte ndodhur diçka e tillë.
Sikur tik-taket e orës në mur ngujuar, rrihte furijshëm diçka e panjohur n’gjoks.
Zjarrmi i trupit n’ligështi, binte në kontrast të imagjinatës time t’ftohtë akull.
Pavetëdije gjendem e vetme përpara pasqyrës gjigante ashtu e zhveshur, lakuriq sikur n’shpirt.
Impresionohem!
E dashuruar me trupin tim t’brishtë, rrëshqas dorën mbi gjoksin e nxehtë shpuzë.
Lehtshëm përkëdhelem.
Mishi i formuar kokriza, m’tensionoi situatën.
Papritur gjithçka ngadalësoi, përveçse rrahjeve t’zemrës që shpejtuan vrullin si një uragan i tërbuar.
Ndjeshmëria e gishtave ndjeu diçka t’huaj, jo pjesë të lëkurës s’vet.
Topthi i formuar brenda gjoksit tim, transformoi bukurinë time në një vargon pellgjesh mes lotësh e ulërimash.
E gjunjëzuar përballë fatit, ngrihem më e fortë se kurrë.
Sytë më tradhëtuan, por shpirti jo.
Dashuria për jetën rrënoi çdo hendek që u krijua për t’më shtypur.
Sot,
përsëri dal përpara pasqyrës gjigande.
Ashtu lakuriq, dhe pse pa një pjesë të trupit tim.
Pa gjoksin tim të djathtë.
Por përsëri ndihem e dashuruar, ndihem e bukur. Sepse unë jam e fortë.

Ig. @ndjesi.ne.pene

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu